shqiperi

E eliminuan në Ekuador me 20 plumba, partnerja e Ergys Dashit: Mendoja se kishte kompani bananesh, s’e dija trafikant

Ish-konkurentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për herë të parë për bashkëjetesën me Ergys Dashin në Guayaquil të Ekuadorit, me të cilin ka dhe një djalë.

Ergys Dashi me origjinë nga qyteti i Durrësit u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit të vitit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit, teksa nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” rezultoi se ai merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, si pjesë e grupit të Ervin Matës, Ismail Zenelit dhe Eralbi Breçanit. Madje nga bisedat në “Sky Ecc” përmendet dhe vrasja e tij, ku thuhet se një beratas ka paguar shuma të mëdha për ta eliminuar.

E ftuar në emisionin “Glamour”, Xhoana Kurti deklaroi se ishte vetëm e dashura e tij dhe se nuk ishte në dijeni të problemeve të tij me trafikun e lëndëve narkotike, por mendonte se punonte në kompani bananesh.

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh.” – u shpreh Xhoana Kurti.

të fundit

Tensionohet debati midis Rogertit dhe Luizit: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka sjellë menjëherë tensione mes banorëve. Prania e fituesit…

1 minute ago

Dosja Epstein tronditi Francën, Macron thyen heshtjen

Më shumë se një javë pas publikimit të miliona dokumenteve nga autoritetet amerikane lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, presidenti francez…

4 minutes ago

“Lutem për një bebe”, Roza Lati rrëfen dëshirën për të pasur një fëmijë: Kjo është ajo që dua

Rita dhe Roza Lati ishin së fundmi të ftuara në emisionin “Me prit të dielën”, ku folën hapur për marrëdhënien…

20 minutes ago

Nesër protesta kombëtare e PD/ Policia plan masash: Kufizim i qarkullimit në këto akse rrugore

Policia e Tiranës, ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kanë depozituar kërkesë për zhvillimin e një tubimi,…

28 minutes ago

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës

Në një bisedë shumë prekëse me Stenaldon, Luizi ka vendosur të hapë zemrën dhe të flasë pa filtra për periudhën…

1 hour ago

Paraqitjet e legjionarëve/ Ajeti protagonist me dy gola, Seferi dhe Muçi vendimtarë

Paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezinj që aktivizohen jashtë vendit kanë vijuar edhe fundjavën e sapombyllur, me disa prej tyre që…

1 hour ago