shqiperi

Dy vëllezërit “kriminelë” akuzohen për trafikim qeniesh njerëzore: Po ushqehemi me kanaçe

Xhevdet dhe Ibrahim Xhafa janë dy vëllezër që akuzohen për trafikim qëniesh njerëzore. I pari ka bërë 4 vite e gjysmë burg, ndërsa i dyti është dënuar me 5 vite.

Arsyeja? Kanë arritur deri në atë pike sa kanë trafikuar motrën e tyre, Ëngjëllushen. Fatmirësisht, Prokuroria jonë është shumë e kujdeshme, nuk i shpëton asnjë mizë, kur bëhet fjalë për kriminelë të këtij kalibri. Dy vëllezërit, djajtë e motrës së tyre Ëngjëllushe, pasi kanë kryer së bashku 9 vite e gjysmë burg, do të rigjykohen sërish, për të njëjtën vepër penale.

Të lidhura

None found

Gjykata e lartë ka vendosur rishqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit, pasi dy vëllezërit trafikantë qëniesh njerëzore, ia kanë hedhur paq drejtësisë me aq pak vite burg. Prokurori me bindje të plotë kërkoi 15 vite burg për secilin…

Ne gjetëm guximin dhe shkuam në qytetin e Rrogozhinës për të takuar nga afër, në shtëpinë e tyre vëllezërit Xhevdet dhe Ibrahim Xhafën.  Morëm antiplumb dhe iu drejtuam ambientit të tyre për të folur me Xhevdetin.

Ai na priti në hyrje të shtëpisë mjaft i tronditur dhe një varfëri ekstreme. Mjafton një shikim shumë i shpejtë në banesën ku jeton Xhevdeti dhe familja e tij për të kuptuar se kemi të bëjmë me një person që është shumë larg krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Por ku ka nisur kalvari i vuajtjeve?

“Më kanë arrestuar mua dhe Ibrahimit në vitin 2015. Akuzohemi për trafikim qëniesh njerëzore. Nuk jemi kriminelë. Ne jemi lypës, ushqehemi me kanaçe dhe mundohemi të mbajmë familjet tona. Asgjë më tepër, nuk i kam bërë askujt keq. Shikoni ku jetoj, pasuria ime janë fëmijët e mi.

“Ibrahimi, vëllai im ka bërë 5 vite burg, ndërsa unë 4.5 vite si bashkëpunëtor. Çfarë duan më nga ne? Nuk e kuptoj. Ëngjëllueshja është motra jonë invalide, ne kështu jemi rritur gjithë jetën. Nuk na merr njeri në punë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos më dënoni më”, shprehet ai.

Seanca e radhës zhvillohet në Gjykatën e Apelit, Prokurori kërkoi sërish 15 vite burgim, ndërsa vendimi përfundimtar u shty me 4 maj. Avokati i vëllezërve, Dulejman Karaj, beson se nuk do të ketë ridënim.

“Nuk besoj se do të ridënohen, Gjykata duhet të mjaftohet me dënimin që kanë marrë dhe pse unë mendoj se janë të pafajshëm. Lypsia nuk dënohet me ligj, nuk është dënuar kurrë, në asnjë kohë”, shprehet ai.

Xhevdeti del i tronditur nga seanca që ne ndoqëm nga afër, ndërkohë Ëngjëllueshja ka dhe një thirrje të fundit.

“Kam dale me dëshirë për të lypur, mos i dënoni vëllezërit e mi. Jap jetën për to.”

të fundit

“Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”/ Vrasja e 58-vjeçarit në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Autori është arrestuar tri herë, dëgjuam një zhurmë brenda në shtëpi dhe…

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin…

43 seconds ago

Tensionet Kosovë – BE: Enver Bytyçi denoncon trajtimin e pabarabartë ndaj vendimeve të institucioneve

Kritikat e Bashkimit Evropian ndaj vendimeve të institucioneve të Kosovës, si në rastin e lirimit nga detyra të shtatë prokurorëve…

6 minutes ago

Nga asistuesi më i mirë i Botërorit te futbolli në rrugët e Nju Jorkut, Olise i befason të gjithë duke luajtur me të panjohur në park

Vetëm pak ditë pas përfundimit të Kupës së Botës, ku kombëtarja franceze u ndal në gjysmëfinale duke humbur ndaj Spanjës…

8 minutes ago

Pas shembjes së 16 vilave në Ujman, MMPHI paralajmëron ofensivë të re ndaj uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se mbrojtja e resurseve ujore mbetet një prej…

17 minutes ago

Iliria përforcon stafin teknik, ish-portieri Elidon Selaci merr rolin e trajnerit të portierëve

IliriaIliria e Fushë-Krujës vazhdon që të marrë formë, duke plotësuar edhe stafin e trajnerëve [...]Read More...

20 minutes ago

Caktohet masa e sigurisë ndaj Ardian Krasniqit nën akuzat për dokumente të rreme dhe shpërdorim detyre

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Ardian Krasniqit,…

29 minutes ago