shqiperi

Dy pako me çeqe të falsifikuara, arrestohen dy shtetasit italianë në Shkodër

Dy shtetas italianë janë arrestuar nga policia e Shkodrës, për falsifikim të letrave me vlerë. Në automjetin me të cilën udhëtonin 44-vjeçari dhe 49-vjeçari janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër-informacion

Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Shkodër, goditi një rast të falsifikimit të letrave me vlerë.

Për këtë rast u arrestuan shtetasit italianë R. M., 44 vjeç dhe C. S., 49 vjeç.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i falsifikimit të letrave me vlerë.

Në  dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. dhe C. S., në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…

7 minutes ago

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…

27 minutes ago

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…

52 minutes ago

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…

1 hour ago

“Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…

1 hour ago

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra në gjithë territorin, 4 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…

1 hour ago