Ka nisur në Durrës Botërori i shahut për fëmijë nga mosha 8-12 vjeç që ka bërë bashkë më shumë se 380 fëmijë nga 48 vende të botës. Një organizim masiv, duke përfshirë edhe shoqëruesit, që e ka kthye Shqipërinë në qëndrën e shahut gjatë këtij viti. Të vegjlit do garojnë mes tyre në disiplinën ‘Rapid and Blitz’, ndërsa fituesit do shpallen të dielën, që është edhe dita e fundit e kampionatit. Në ceremoninë hapëse përveç figurave të mirënjohura të këtij sporti nuk mungoi as presidenti i republikës Bajram Begaj.
“Është një event mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm se marrim pjesë 350 fëmijë shahist nga 8-12 vjeç, të shoqëruar nga prindërit e tyre, por sepse vendi ynë ka mundësinë të tregohet si organizator mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar dhe si mikëpritës për aktivitetet promovuese të talenteve ndërkombëtare të shahut. Një sport traditë në vendin tonë, por jo vetëm,”-u shpreh Bajram Begaj, president i Shqipërisë.
None found
Në këtë kampionat madhështor Shqipëri kërkon të lërë gjurmët e saj përtej faktit se është vend organizator.
“Jam shumë i emocionuar për këtë eveniment kaq të madh të shahut tonë dhe botëror. Nga Shqipëria janë mbi 60 fëmijë, teksa vetëm nga Teuta janë 20 fëmijë që marrin pjesë në këtë eveniment,”-tha Loren Ramaj, trajner i ekipit kombëtar të shahut.
Kampionati botëror i shahut për fëmijë vjen në një vit jubilar të këtij sporti, pasi në 2024 federata botërore e shahut feston 100-vjetorin e krijimit.
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…
Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…
Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…
Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…