shqiperi

Duka e konfirmon: Do hyjmë në zgjedhje me siglën tonë. Ja pse koalicioni i “Rithemelimit” s’është “tmerri i Ramës”

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste duket se do i qëndrojë larg një koalicioni me ish-kryeministrin Sali Berisha. I pyetur në lidhje me këtë mundësi, Duka tha se PAA do të hyjë në zgjedhjet lokale me siglën e saj.

Në “Euronews Albania”, Duka kometoi edhe deklaratën e Berishës se koalicioni që ai do të bëjë do të jetë “tmerri i Edi Ramës”.

Sipas Dukës nuk është kështu, pasi Rama me ndryshimet që ka bërë në 2020-ën, partitë në koalicione nuk mund të hyjnë së bashku me listat e tyre.

Me distancimin e PAA, më herët edhe PDIU-së si dhe me gjasë të LZHK-së, duket se Berishës i mbetet vetëm koalicioni me PBDNJ e Vangjel Dules, pasi Partia e Lirisë nuk mund të bëhet pjesë për shkak se ka listat e veta për këshilltarë bashkiakë.

Pyetje: A do të jeni pjesë e koalicionit me Berishën?

Duka: Unë dua ta nis nga ajo fjala e fundit që tha Berisha, që ky koalicion është tmerri i Edi Ramës. Faktikisht nuk është kështu se Rama e rregulloi këtë punë me ndryshimet që bëri në 2020-ën. Dikur mund të hyje në koalicion por me listat tuaja, ndërsa sot nuk hyn në koalicion me listat tuaja.

Unë e kam bërë të ditur edhe më parë, Partia Agrare Ambientaliste këtë radhë do të hyjë me siglën e vetë, pasi nga 2015-a e këtej ne nuk kemi hyrë asnjëherë me siglën tonë. Duhet të provojmë veten, por duke mbështet kandidatët e opozitës në ato vende që kemi peshë, dhe duke punu për këshilltarët bashkiakë, kontributi është po njëlloj./albeu.com/

të fundit

“Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…

5 minutes ago

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

15 minutes ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

33 minutes ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

59 minutes ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

1 hour ago

Vrasja e 61-vjeçarit në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit mes viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e sotme, ku një 61-vjeçar u vra me…

2 hours ago