shqiperi

“Duan të kapin SPAK-un”, Spiropali i përgjigjet Bashës: Flej ta marrsha t’keqen, Reformën në Drejtësi e bëri PS-ja

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të tij se mazhoranca do të “kapë” SPAK-un.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali me ironi shkruan se zgjohet një ditë nga gjumi Basha dhe merr në mbrojtje SPAK-un.

Sipas saj ata që vërtetë e kanë mbështetur dhe po mbështesin SPAK-un janë Partia Socialiste.

“Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet! Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte. Prandaj, kthehu nga krahu tjetër Luli dhe fli i qetë se nuk ka punë që pret zgjimin tënd!”, shkruan Spiropali./albeu.com

të fundit

Trafikuan 2.4 ton lëndë narkotike/ Apeli lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit të PS (EMRAT)

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se…

1 hour ago

Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të lënduar

Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I.…

2 hours ago

KUJDES ME GRIPIN/ Simptomat zgjasin disa ditë dhe kërkojnë konsultë

Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe…

2 hours ago

Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…

3 hours ago

Noka: E frikshme, fëmija i arrestuar u lutet policëve ‘aman ju hëngsha m*tin, mos më rrihni’

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore…

3 hours ago

“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha paralajmëron vijim të tubimeve: Protestë jo për një parti, por për ndërgjegjen qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike…

3 hours ago