Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të cilët shisnin doza të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit policor “Piramida” në pranga ranë shtetasit B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta tre shtetas, të cilëve gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën 310 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me 5 celularë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com
Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet, si pasojë e rrëshqitjes së…
Paraditen e kësaj të diele, një aksident i rëndë është regjistruar në Burrel. Një automjet ka rënë nga ura e…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e…
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj u paraqit sot…
Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thotë se Belinda Balluku po…
Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip”, Mateo i bëri një surprizë Brikenës, për të thyer “akullin” që ajo ka…