shqiperi

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

A po shoqërohet apo jo me dritëhije ligji i amnistisë penale që u bë i zbatueshëm prej 24 prillit dhe që solli lirimin e përmbi 730 të burgosurve?

Kësaj pikëpyetjeje po përpiqet t’i japë përgjigje inspektori i lartë i drejtësisë, Artur Metani, i cili përmes kësaj shkrese ka kërkuar informacion nga burgjet nëse gjyqtarët i kanë dorëzuar apo jo në kohë vendimet e zbardhura, dhe nëse prokurorët i kanë deleguar urdhrat e ekzekutimit për lirimin e të burgosurve. Top Channel mëson se dy të burgosura, Dhurata Saliaj, e dënuar për sigurim mjetesh për vrasjen e ish-bashkëshortit dhe Anxhela Kaca, ndonëse përfitojnë nga amnistia, nuk janë liruar ende për shkak të mos zbardhjes së vendimeve për bashkimin e dënimeve. Kjo çështje po inspektohet edhe nga Avokati i Popullit.

Zbatimi i ligjit ka shfaqur problematika të diktuara nga sjella e magjistratëve dhe për këtë arsye këto problematika janë duke u ndjekur nga ILD njofton në shkresë kryeinspektori Artur Metani. Por, ky është vetëm një nga problemet e amnistisë. Ende nuk ka zyrtarisht një konkluzion se kush përfiton nga amnistia si i dënuar me shërbim prove dhe kjo jo vetëm për shkak të transparencës. Po ashtu, mungon lista zyrtare e të burgosurve që fituan nga amnistia si dhe atyre të dënuarve që iu ulet dënimi.

Prokuroritë nuk kanë një listë se sa është numri i dosjeve që pushohen, vetëm SPAK ka bërë bilancin dhe rezultojnë 80 persona të hetuar nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO që përfituan nga amnistia.

Në një artikull të titulluar “Rrjeta e çarë e amnistisë”, lirimi i zyrtarëve që ishin hetuar nga SPAK duke nisur nga ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj u denoncua nga Investigative Network Albania.

të fundit

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…

8 minutes ago

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…

27 minutes ago

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…

53 minutes ago

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…

1 hour ago

“Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…

1 hour ago

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra në gjithë territorin, 4 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…

1 hour ago