Ndërtimet pa leje në Tiranë janë kthyer në një fenomen që nuk ka të ndalur. Me një rast të tillë janë përballur edhe banorët e Bllokut 1 Maji, në kryeqytet.
‘Në datën 7 shkurt erdhën dhe u vendosën skelat në pallatin numër 10, pallatin ngjitur me mua. Këtu në bazë të lejes, që është varur ndërton Moisi Lazaj, por ne kemi dy muaj, këtë Moisiun nuk e njohim fare dhe këtu vjen Kujtim Llapi, me të cilin jemi përplasur gjithmonë për këto punime që po bëhen.’
None found
Pra, sipas banorëve personi që fshihet pas këtyre punimeve është Kujtim Llapi. Një emër jo i panjohur në fakt, pasi ai mban postin e drejtorit rajonal Tiranë, pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Një drejtor që fshihet pas një personi tjetër, të quajtur Mojsi Lazaj.
Në lejen, që shtetasi Mojsi Lazaj ka siguruar, thuhet se punimet konsistojnë vetëm në riparime, por përtej kësaj ai ka prishur edhe çatinë, që është pronë e përbashkët, pa miratimin e askujt prej banorëve.
Të gjendur përballë kësaj situate, ata duket se e kanë humbur shpresën edhe nga IMT, e cila në procesverbalin e mbajtur në datën 27 mars konstaton kundërvajtje për këto punime, duke shtuar më pas se janë në vazhdim të procedurës duke ndjekur afatet kohore.
‘Kur erdhi IMT nuk ishte kjo gjendje e çatisë. Sapo ishin vendosur vetëm trarët, kurse këta vazhduan duke i mbuluar çatinë dhe ne u detyruam, njoftuam policinë. Kur erdhi policia i zbriti poshtë, shoqëroi dhe një makinë në komisariat, e cila ishte me materiale po për çatinë. Ne kërkojmë kthimin e çatisë në ato përmasa siç ishte të ulet, brezi i betonit, dhe të vendosen tjegullat aty ku ishin. Unë kam dritaren e tualetit, unë kur kam blerë shtëpinë nuk e kam patur ashtu. Diellzimi ka ikur komplet aty, sepse më ka ardhur mu në rrëzë të dritares.
Kurse banorët e tjerë kërkojnë t’u kthehet baxhaja kryesore e shkallës në vend.
Lidhur me këtë problem, drejtori juridik pranë IMT-së premtoi se deri në fund të muajit maj, ky ndërtim pa leje do të prishet dhe ndërtesa do të kthehet në gjendjen e mëparshme./Syritv
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…
Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të Italisë, veçanërisht në rajonin e Toskanës. Një…
Vivienne Jolie, vajza 18-vjeçare e aktorëve të famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka ndarë për herë të parë publikisht…
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…
Jurgen Klopp ishte i kënaqur me performancën e Gjermanisë kundër Serbisë, duke këmbëngulur se lojtarët e tij duhet të fillojnë…
Kombëtarja e Argjentinas filloi një epokë pa Lionel Messin me një humbje 2-1 ndaj Uruguait në një ndeshje miqësore të…