shqiperi

Dosja 5D/ Berisha: Çdo ditë që kalon me këtë regjim është largimi masiv, hemorragjia e pandalshme kombëtare

Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme nga ballkoni i shtëpisë së tij në lidhje me mosveprimin e drejtësisë mbi skandalin që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku kompania 5D e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj ka përvetësuar dhjetëra miliona euro nga ky institucion.

Berisha është shprehur se çdo ditë që kalon me këtë regjim është largimi masiv, hemorragjia e pandalshme kombëtare.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të vërtetë të dinjitetit, shpresës, luftëtarëve të pamposhtur të kauzave të drejta të lirisë. Çdo ditë që kalon është një ditë e pamerituar për regjimin e narkoshtetit që bazohet kryekëput në vjedhjen e shqiptarëve, aleancën e krimit me drogën.

Çdo ditë që kalon me këtë regjim është fati i Shqipërisë në duart e tyre. Çdo ditë që kalon është fati i shqiptarëve në duart e tyre. Çdo ditë që kalon me këtë regjim është largimi masiv, hemorragjia e pandalshme kombëtare. Çdo ditë që kalon është pushtet droge, krimi mbi shqiptarët. Çdo ditë që kalon është pasurim dhe vjedhje e tmerrshme e tyre nga një klikë hajdutësh që nuk e kanë pasur kurrë të tillë në histori. Çdo ditë që kalon e bën më të lartë, më të madhe, përgjegjësinë tonë. Është një kushtrim më i fuqishëm për ne, të veprojmë, të veprojmë, të veprojmë.

të fundit

Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek “5 Maji”/ PD: Policia nuk ndërhyn pasi pronarët paguajnë nën dorë

Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar indiferencën e policisë së shtetit ndaj ndërtimeve pa leje që po…

8 minutes ago

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja në Maliq, 14-vjeçari u godit me pasi tentoi të vetëmbrohej me karrige

Pasditen e 14 gushtit, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt ka agravuar në…

44 minutes ago

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja

Prokuroria e Korcës, ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje…

1 hour ago

Britma, koreografi në “Anfield” në kujtim të Diogo Jotës, Salah shpërthen në lot (FOTO+VIDEO)

Mbrëmë e djeshme, një atmosferë e veçantë dhe unike, mbretëroi në Anfield në ndeshjen Liverpul-Bërnmuth. Ndeshja hapëse e sezonit 2025-26…

1 hour ago

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 65 vjeçar, i cili akuzohet se i kishte vënë zjarrin tokës së tij, por…

1 hour ago

Diogo Jota më ndihmoi nga lart që të shënoja gol/ Kieza sulmon hapur Juventusin: Më penalizoi, arrita te Liverpuli në rrethana të vështira

Sulmuesi Federiko Kieza, shënoi për Liverpulin 6 minuta pasi u aktivizua në lojë, në ndeshjen hapëse për sezonin 2025-26 të…

2 hours ago