shqiperi

Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit

Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, i akuzuar si një nga pjesëmarrit e grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës, ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani.

Policia informon se ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë dje ( 22 gusht 2024)

Të lidhura

None found

Ismail Zeneli, alias (Luan Sadria, i datëlindjes 15.11.1974, lindur në Kukës dhe banues në Valencia/Spanjë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Zeneli akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikut të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut dhe në disa vende të Europës. Gjithashtu ai akuzohet se ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela  të cilët jetonin në Britani.

SPAK ka regjistruar procedimin penal nr.78 viti 2023 dhe ne kuadër te këtij procedimi, ne bashkëpunim me Eurojust, Europol, dhe agjencitë ligj zbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane kane zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptare te përfshire ne aktivitet kriminal ne Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe ne disa vende evropiane. Gjithashtu hetimet janë kryer dhe ne lidhje me disa ngjarje kriminale te mëparshme te ndodhura ne Shqipëri. Ne kuadër te këtij procedimi është i dyshuar shtetasi Ismail ZENELI datëlindja 15.11.1974 i cili ka koordinuar me bashkëpunëtoret e tij, ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela.

Zeneli financuesi i drogës në Brazil

SPAK i kërkoi Spanjës ekstradimin e Ismail Zenelit në dhjetor 2023, pasi e akuzon se ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier.

Një bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili. Zeneli është arrestuar dy ditë më parë (30 nëntor) nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë, pasi ndaj tij ka dhe një masë sigurie nga Gjykata e Posaçme arrest me burg.

Gjithashtu ky shtetas koordinon me bashkëpunëtoret e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për ne portet kryesore evropiane, veçanërisht ne Valencia/Spanje. Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin me nr. 124 date 17.11.2023 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest ne burg” për ketë shtetas për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, “Trafikimi i lendeve narkotike” e kryer ne formën e veçante te bashkëpunimit, atë te “Grupit te strukturuar kriminal” ,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 80, 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 te Kodit penal, informoi sot policia e shtetit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Madrid/Spanjë, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Lajmi ne perditesim…

të fundit

I kemi të gjitha, na mungon vetëm pak fat”, Ardian Bardhi e sheh Ilir Dajën përgjithmonë te Dinamo

Ilir Daja - Adrian BardhiDinamo ia doli të mposht në ndeshjen e dytë Auda, sikurse të siguroi kualifikimin në fazën…

4 hours ago

Synojmë grupet e Europa League”, presidenti i Egnatias rrit objektivat: Çelësi është puna, jo fjalët

Agim DemroziPresidenti i Egnatias, Agim Demrozi është shfaqur mjaft besimplotë për “urinë” e ekipit të tij, jo vetëm me prezencën…

4 hours ago

Manchester United pranon klauzolë të pazakontë për largimin e Altay Bayindir

Manchester United ka pranuar një klauzolë të veçantë si pjesë e marrëveshjes për largimin e portierit Altay Bayindir, i cili…

5 hours ago

Israel Refuses to Budge from Lebanon, Defense Minister Says: We Will Not Leave Until Hezbollah Is Disarmed

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Isrrael Katz ka deklaruar sot se ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban, pasi Hezbollahu…

5 hours ago

Horoskopi 14 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju do mbylleni ne vetvete dhe…

5 hours ago

Grid Overload Cuts Power in Saranda for Over 30 Minutes

Prej më shumë se 30 minutash, Lagja nr. 1 në qytetin bregdetar të Sarandës po përballet me ndërprerje të energjisë…

5 hours ago