Kreu u Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj sqaroi për herë të parë për mediat pas djegies edhe të raundit të tretë, pse opozita nuk propozoi asnjë emër si kandidat për president.
Alibeaj gjatë fjalës së tij akuzoi mazhorancën për prishje të marrëveshjes, ndërsa shtoi se opozita ishte e vetme që mori pjesë në 3 raundet e para.
Ai theksoi se opozita donte një president mbi palët dhe që të ishte mbi palët, duhet që edhe mazhoranca të merrte pjesë dhe të binin dakord.
“Fakti që nuk çuam ne ideja s’është për të zgjedhur president të njëanshëm por mbi palët, e që të jetë mbi palët duhet që palët të jenë së bashku, jo të kulisave, në dritë të diellit.
Ja pse i qëndruam paktit e dakordësisë. Me idenë që të mos jetë president, nuk është president tangoje, jo, por president i shqiptarëve. Ne morëm pjesë në proces për t’i grisur maskën e hipokrizisë që PS, Rama hodhi dikur që duam konsensus”, theksoi Alibeaj. /albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…