Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Ilir Veliu, 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm.
NJOFTIMI I POLICISE
None found
Nga zjarri që ndezi ky shtetas, në fshatin Rrotull, Ishëm, u dogj një sipërfaqe toke me pemë e shkurre dhe u rrezikuan të përfshiheshin nga flakët dhe disa banesa. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:
-I. V., 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë e shkurre dhe u rrezikuan dhe disa banesa.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…