shqiperi

“Do të të vras …”, vëllai i Gjergj Mullallit tregon mesazhet kërcënuese që vajza i dërgonte të atit

Gjergji Mullalli më 29 Korrik në Zëmblak të këtij viti vrau gruan e tij Luiza Mullallin. Trupin e pajetë të saj e hodhi në një gropë septike. Ndërsa një ditë më vonë i mori jetën vetes pasi u rrethua nga policia.

Çifti ishte në proces divorci pasi prej kohësh kishin pasur probleme. Këto probleme ishin transmetuar edhe tek fëmijët e tyre, dy vajza dhe një djalë.

Vëllai i Gjergji Mullallit, Gazmondi, tregoi në emisionin “Uniko” disa mesazhe që vajza e autorit të këtij krimi ia kishte dërguar babait. Ajo e kërcënonte se do ta vriste.

“Ja se ç’thotë vajza. “Unë ty kam për të të vrarë me duart e mia. Varrin do të hap dhe do të mbuloj me dhe vetë. Gjej vrimë ku të futesh se po vij. Tashi nis lufta. Do të bëj të vdesësh, edhe ty, edhe tët bir. Do ta fus brenda””, tha Gazmondi.

Mesazhi është dërguar në Nëntor të vitit të kaluar. Vëllai bëri publike disa mesazhe të tjera që djali i Gjergjit bëri me hallën e tij në Amerikë.

“Po dilja në sallon. Shikoja televizorin dhe kisha ndezur një cigare. U mat të më merrte telefonin nga duart për ta thyer. U mat për të më goditur, por s’e bëri. Kjo është fare. Po ç’është kjo nënë o hallo. Kam 5 ditë që jam kthyer nga garat dhe nuk më ka larë rrobat. Pale për të ngrënë. Dhe ia ka fajin babi kësaj? Kjo nuk e di që e bëj për Elbasan. Nuk e kuptoj o hallo, në punë vete dhe frigoriferi bosh. Ilaç për rrobat që të lahen, plus është fiksuar në karta e bankës. Tashi foli me atë të voglën, i kërkoi 100 Euro t’ia dërgojë me autobusat e grekut”, tha ai.

të fundit

Horoskopi 26 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime…

3 hours ago

Bleona Qerreti flet për ish-partnerin: Kuptoi që ëndërrat e mia ishin më të rëndësishme se marrëdhënia që kishim

Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuar në emisionin "Top Story" ku rrëfeu për jetën e saj, ish-partnerin dhe jetën amerikane.…

3 hours ago

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, plagoset rëndë një nga shoferët

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.…

3 hours ago

Zbardhet dëshmia e vartëses së zv.kryeministres në SPAK: Kreu i ARRSH-së më detyroi të firmosja për tenderin e tunelit të Llogarasë

Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm…

4 hours ago

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, duke e…

4 hours ago

Artan Hoxha: Filmimet në zyrën e Agasit vërtetuan se AKSHI ishte ‘kopshti personal’ i Edi Ramës

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e…

4 hours ago