shqiperi

“Do na mungosh Fation”, vrasja e nxënësit në Gramsh, reagon shkolla: S’kishte lidhje me konfliktin

Familjarë, miq dhe të afërm janë tronditur nga vrasja e nxënësit të klasës së nëntë në Gramsh. Fation Bici 15 vjeç u vra nga një bashkëmoshatats, si pasojë e një konflikti mes një grupi adleshentësh, ditën e djeshme vetëm pak minuta pas kishte mbaruar mësimin.

Gjithahstu nga konflikti i dhunshëm me thika ka mbetur i plagosur kushëriri i Fationit, Marko Liço. Shkolla 9-vjeçare ku Fatjoni ishte nxënës ka bërë një reagim në lidhje me humbjen e papritur të adoleshentit.

Të lidhura

None found

Nxënës dhe mësues shprehen të tronditur për ndarjen nga jeta të Fationit. Në reagimin e shkollës shpjegohet edhe dinamika e ngjarjes.

Shkolla 9-vjeçare thotë se Fatjoni u ndodh rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante bashkëmoshatarët që po konfliktoheshin. Ai nuk ishte pjesë e sherrit që kishte nisur para disa kohësh në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij.  Para se të largohej nga shkolla ai ishte interesuar për motrën e tij të vogël në klasën e 6 , nëse ajo ishte larguar për në shtëpi apo jo.

“Jemi thellësisht të tronditur, nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë, në të cilën humbi jetën Fationi, nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale dhe konflikti kthehet në tragjedi… Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal. Fationi u nis sot drejt Parajsës… Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur! Të qoftë dheu i lehte, o engjëll”, shkruhet në reagim.

Be lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici katër adoleshentët që u përfshinë në sherrin me thika afër shkollës “Shahin Asllani” në lagjen “Sport 2” në Gramsh, nga ku mbeti i vrarë 13-vjeçari Fation Bici dhe i  plagosur adoleshenti  Marko Liçi.

Sakaq policia bën me dije se 4  adoleshentët ( mes tyre dhe autori)  e shoqëruar në polici janë shtetasit: E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre./albeu.com/

të fundit

VV e publikon listën me 110 kandidatë, s’ka ndonjë befasi

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Kësaj liste i prin Albin Kurti,…

6 hours ago

LDK e publikon listën e plotë, Osmani bartëse, dy kandidate të saj brenda 10’shes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Numrin 1 në…

6 hours ago

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke…

6 hours ago

Perez: Nuk e jap dorëheqjen, kemi fituar 37 tituj në futboll dhe 29 në basketboll gjatë presidencës sime

Një kampionat spanjoll i fituar nga Barcelona në El Clasico, një krizë sportive që i pa madrilenët të eliminoheshin herët…

6 hours ago

Top 10 kandidatët në listën e PDK-së: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda…

Sonte është afati i fundit ku partitë politike do të dorëzojnë lisat e kandidatëve për deputetë. Burime të Gazetës Express…

7 hours ago

Horoskopi 13 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Do përjetoni mjaft çaste te lumtura sot ne jetën tuaj sentimentale dhe nuk do preferoni te ndaheni asnjë çast…

7 hours ago