Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Erion Veliaj ditën e djeshme për më shumë se 7 orë u pyet nga SPAK, lidhur me aferën e inceneratorëve.
Berisha tha se nuk ka forcë që e shpëton Veliajn nga qytetarët. Gjithashtu Berisha i ka dërguar një mesazh edhe SPAK-ut.
Sali Berisha: Miqtë e mi, dje ishte dita e shpërfytyrimit të kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj. Dje ishte dita në të cilën ai doli para gjithë Shqipërisë dhe botës si një rrenacak ordiner. Si një shpifarak i neveritshëm. Por ndryshe hajduti më i madh i Tiranës nuk mund të jetë veçse si ai.
Dje, nga vrima e miut ku ishte futur, i rrethuar dhe i mbrojtur nga 1 mijë policë, çonte sharje dhe ultimatume. Por unë jam sot këtu para jush t’i them se nuk ka forcë në botë që të shpëton nga qytetarët. Jam para jush për t’u thënë skapistëve se nuk ka forcë që do u shpëtojë nga qytetarët.
Jam para jush për t’i thënë Erion Velisë se vjedhjen e shekullit nuk e falim kurrë. Jam para jush për t’i thënë Skrapit të partisë se vjedhja e shekullit do ju djegë në flakët e tij edhe ju. Erion Veliaj, je simboli më i degjeneruar, më i degraduar i hajnit dhe mashtruesit.
Erion Veliaj, jep dorëheqjen se nuk ka forcë në botë që të të mbrojë ty. Se vendi yt, jo sot, por prej 4 vitesh duhej të ishte në qeli. Në qeli të thellë për vjedhjen e tmerrshme që i ke bërë Shqipërisë./albeu.com
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…
Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…
Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…
Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…
Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…