Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.
Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E. Drajci.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme familjarët e djalit, përkatësisht mamaja e tij, Sajmira Drajci, tha se vajza e ka marrë djalin e saj në telefon ku i ka treguar për veprimin.
Paraprakisht ajo shtoi se 18-vjeçarja i ka thënë mamasë së saj se nuk ndjehej mirë.
“Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. Nuk dimë gjë. I ka thënë djali po iki të pijë një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Më pas ka marrë çunin në telefon dhe i ka thënë që hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë djalin në telefon. Çuni në sekond ka ardhur, me 200 e ka çuar në makinë. Kjo ka ndodhur pasi ka ardhur nga shkolla. Ka shkuar tek nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. Na ka bërë hatanë. Pastaj ka marrë djalin. Unë kam qenë në punë nuk di gjë”, tha vjehrra e viktimës.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se vetëm falë këmbënguljes së familjarëve të viktimave të 21 janarit, dosja është…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet…
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother”, publiku vendosi që banori më i pëlqyer i momentit të jetë…
Këtë të mërkurë, Rruga e Arbrit, është bllokuar për momentin për shkak të pranisë së borës në segmentin e Xibrit…
Këtë të mërkurë, dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në Juglindje të vendit për shkak të dëborës, fatmirësisht të…
Këtë të mërkurë, vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhë dëbore. Për shkak të reshjeve intensive, ka pasur ndërprerje…