shqiperi

Djali i tij torturoi bashkëshorten, babai i Aurel Kurtit hedh akuza: Nusja po mashtron, mund të ketë lidhje me dikë tjetër

Një ngjarje e rëndë u raportua në shtetin fqinj, ku shqiptarja Dafina Kurti kishte rënë pre e dhunës barbare të bashkëshortit, Aurel Kurti.

Ky i fundit u arrestua pas ndërhyrjes së fqinjëve në Greqi, të cilët pasi dëgjuan të bërtiturat e Dafinës, trokitën me ngulm në derën e ciftit shqiptar, derisa dera u hap. Menjëherë ka ndërhyrë edhe policia e cila ka bërë prangosjen e Aurel Kurtit.

Por babai i tij, në një intervistë për News 24, i ka dalë në mbrojtje dhe akuzon nusen se e ka shpikur historinë. Ai madje hedh dyshime se 22 vjeçarja ka një lidhje paralele.

Lexo edhe: “Kam ngrënë dru të fortë, kam qenë shumë herë afër vdekjes”! Rrëfimi i gruas shqiptare në Greqi që dhunohej nga burri

Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka folur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull.

Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit. Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën. Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta.

Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të. Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti.

Sipas mediave greke gruaja 22-vjeçare shkoi ne Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, Aurel Kurti,  një burrë mizor, ashtu si dhe mediat greke e pershkruan, i cili nuk e la kurrë të mësonte greqisht, sepse nuk e lejoi asnjëherë që të kishte kontakt me njerëz të tjerë.

22-vjeçarja shqiptare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj kur mësuan se do të bëheshin me vajzë dhe jo me djalë ashtu si dhe Kurti dëshironte. Kur lindi fëmija, e reja dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte atë të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Torturat e të resë kanë marrë fund mbrëmjen e djeshme pasi u bë e mundur arrestimi i shqiptarit. 22-vjeçarja u dhunua sërish ditën e djeshme në mënyrë makabër dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët lajmëruan efektivët e policisë.

Bertitjet dhe të qarat e të resë bënë që fqinjët të thyenin dritaret dhe të hynin në banesë ku dhe bënë të mundur ndalimin e Aurel Kurtit, derisa mbërriti policia.

Policia e arrestoi dhe kur hynë në shtëpi panë të renë të mbuluar në gjak e cila kishte përqafuar vajzën e saj. Ajo së bashku me vajzën u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë, në dëshminë e dhënë për efektivët pohoi se shumë herë ka qenë afër vdekjes si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

“Kam ngrënë dru më të fortë, i kam ardhur shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj.

të fundit

Horoskopi 21 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita e sotme sjell një atmosferë të ngrohtë dhe…

7 hours ago

“Ka qenë komenti më ofendues që kam marrë”/ Debati mes Malit dhe Selinës, banorja: Nuk më duket justifikim

Gjatë ‘Prime’ të sotëm Selin ka debatuar me malin, sepse sipas saj banori nuk ka respektuar hapësirën e saj gjatë…

7 hours ago

Keijsi dhe Ina prekje intime dhe ‘dashuri’ në ajër, Stelina shtanget nga pamjet, banori: Edhe dua të bëj diçka

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në pamjet e transmetuara…

8 hours ago

Emmanuel Macron nuk dorëzohet përpara Trump: Preferoj sundim ndaj brutalitetit dhe respekt ndaj ngacmuesve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Evropa nuk do t'u dorëzohet ngacmuesve dhe as nuk do të frikësohet,…

8 hours ago

“Do ta shihni se sa larg do të shkoj me Groenlandën!”, Trump ironizon liderët evropianë: Kur s’jam pranë, Macron, Merz dhe Starmer bëhen të ashpër

Presidenti amerikan Donald Trump e hapi konferencën për shtyp duke shfletuar një pirg dokumentesh, një dosje voluminoze që e mbante…

8 hours ago

“Rasti i saj, vë në pikëpyetje procesin e vettingut”, Klodiana Lala: Irena Gjoka nuk mund ta ushtrojë më profesionin e gjyqtares, është e shantazhueshme

Pasi Prokuroria e Përgjithshme, verifikoi se Irena Gjoka, ka fshehur dënimin në Greqi, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se gjyqtarja…

9 hours ago