shqiperi

Djali i Admir Muratajt i ngacmonte të dashurën Stivenit, dy muaj më parë e goditi me hanxhar, Alexi “përfundoi” punën e shokut

Zbardhen detaje të tjera tronditëse nga hetimet lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në kryeqytet më 18 prill në afërsi të banesës së të riut, aty ku edhe autorët i bënë pritë. Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë.

Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen, ndërsa 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.

Të lidhura

None found

Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 19-vjeçari Stiven Toshkesi konfliktin për një vajzë e ka pasur më një person tjetër dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar.

Toshkëzi konfliktin e ka pasur me shtetasin Arbëri Murataj 18-vjeç, djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë.

Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur. Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar.

Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.

Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar.

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.

të fundit

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Identifikohen viktimat, arrestohet shoferi i kamionit nga Kosova

Janë identifikuar katër personat, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e përplasjes…

1 minute ago

Shkrumbohen katër betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, policia nis hetimet

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat, ndërsa policia dyshon se bëhet…

8 minutes ago

Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 7 persona në Laç

Finalizohet operacioni i koduar “Perimetri 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm…

26 minutes ago

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ BMW-ja përplaset me një kamion, raportohet për katër viktima

Gjatë natës, një aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, Të paktën katër persona kanë…

58 minutes ago

Presidenti Trump: SHBA do të dërgojë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Poloni

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Polonia.…

1 hour ago

Kryeministri Rama: Më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, çelet faza përmbyllëse e negociatave

Këtë të premte, me anë të një postimi në "Facebook", kryeministri Edi Rama, reagoi lidhur me procesin e integrimit europian…

2 hours ago