shqiperi

“Dikur më pati thënë…”, regjisori i njohur rrëfen pengun e Mirush Kabashit

Regjisori Haxhi Rama ka folur për Mirush Kabashin, aktorin e mirënjohur që u nda nga jeta disa ditë më parë.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në News 24, ai tregoi si ishin njohur dhe rrëfeu dy pengjet e Mirush Kabashit.

Për krijimtarinë e aktorit, regjisori Rama tha se koha nuk është e mjaftueshme për të reflektuar mbi atë çfarë ka bërë, ndërsa e cilëson një talent.

“Koha është e shkurtër për të reflektuar për krijimtarinë e Mirush Kabashit. Ai ishte një talent dhe dhjetë punë. Talenti është gjë më vete, por ato 10 punët ishin nga ambicia e jashtëzakonshme. Me unë dhe Mirushi kemi marrë në të njëjtën komedi të njëjtin çmim. Mirushin e kam takuar në 70 vjetorin e Teatrit. Unë e prezantova. I kisha dhënë librit tim dhe ku ishte edhe tregimi për Mirushin.

Pengu i vetëm mund të them se ishin dy; Kishte në ëndrrat e veta të luante “Sirano De Berzherak”, një komedi e famshme franceze, monologun e të cilës e kishte mësuar përmendësh dhe e dyta, dikur më pat thënë se mbasi të mbaroj karrierën, dua të kthehem në Durrës sepse aty kishte miqtë. Mirushi mbeti në Tiranë se i përkiste të gjithë Shqipërisë”, tha ai.

të fundit

Megjithëse e prezantoi veten si profesor i muzikës, Ardit Stafaj nuk e di se kush e ka kompozuar Himnin e Shqipërisë

Muzikanti i njohur Ardit Stafaj nuk ia ka lënë keq me gabime gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP…

6 minutes ago

Nis numërimi mbrapsht, çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit?

Ani pse është demokraci parlamentare, në Kosovë ka pasur gjithmonë rëndësi se kush është ngjitur në pozitën e presidentit. Mandati…

14 minutes ago

Osmani: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me gra…

16 minutes ago

SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku vijon sfidon hapur drejtësinë, takon fermerët në Fier

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë, pasi është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera,…

38 minutes ago

Vizita në Vatikan, Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV

Kryeministri Edi Rama u prit mëngjesin e së enjtes, 5 shkurt, nga Papa Leone XIV në kuadër të vizitës që…

1 hour ago

E rëndë në Sarandë/ i riu bën për spital pas sherrit 48-vjeçarin, i plagosuri dërgohet me urgjencë drejt spitali të Traumës, rrezikon të humbasë syrin (EMRAT)

Pasditen e djeshme, një grindje për motive të dobëta ka ndodhur në Sarandë. 45-vjeçari Gëzim Preçi, lindur në Tiranë por…

1 hour ago