‘Policia Kufitare Bllatë në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme që mund të kryher nëpërmjet pikës doganore.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, në dalje të RSh-së, është kaluar për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin M.L.
None found
Gjatë kontrollit janë konstatuar vlera monetare, të padeklaruara në shumën 10070 euro, 100.000 lekë dhe 70 paund, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.L., 29 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Një grup mjekësh dhe profesionistësh shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, kanë ndërmarrë një peticion drejtuar Bundestagut gjerman…
Dean KlafuriçEdhe pse Tirana u kritikua për lojën e “vakët” ndaj Laçit, bardheblutë e drejtuar nga Dean Klafuriç ia dolën…
Michael Olise dhe Lamine Yamal po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre, por statistikat nga sezoni 2025/26 e deri më tani…
Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme në Tiranë,…
Mbrëmjen e djeshme, protesta e studentëve në kryeqytet, ka pasur përplasje të dhunshme me uniformat blu, pasi policia e shtetit…
Adrola Dushi ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa Tirana po përballet me një valë proteste të dhunshme nga studentët,…