shqiperi

Dhunimi për vdekje i çiftit në Dropull, policia shoqëron tre persona të dyshuar

Tre persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale, ku janë gjetur të pajetë çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishte.

Shoqërimi i tyre është bere ne cilësinë e personave qe mund te kenë dijeni për krimin brutal. Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit.

Trupat e pajetë të çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën nga një fqinje e tyre, pas një telefonate nga mbesa e 84-vjeçarit nga Athina, e cila kërkonte të dinte mbi fatin e tyre pasi nuk po arrinte të kontaktonte dot me ta.

Fqinja shkoi në banesën e tyre dhe gjeti 84-vjeçarin të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Ndërsa 88-vjeçarja qëndronte e pajetë në brendësi të dhomës, me shenja dhunë në trup.

Teksa ngjarja është e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihet nëse është krim në familje apo grabitje, ndërsa grupi hetimor ka kërkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti për të provuar përmes shenjave të ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë faktor të huaj në këtë krim, apo është vrasje mes tyre.

Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin, i cili duket se ishte bërë dhe ‘mollë sherri’ mes dy të moshuarve.

Mësohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Çifti nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me pension nga Greqia. Deri me tani grupi hetimor nuk ka gjetur armen e krimit (arme e ftohtë).

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

të fundit

Së bashku për buzëqeshjet e fëmijëve: 8 karroca të personalizuara për Qendrën Jonathan

Në një akt solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët me sindromën Down, ABI Bank, përmes platformës Smile, së bashku me Credins Bank kanë…

3 minutes ago

Video/ Flooding again on Rruga e Arbrit in Bulqiza, water covers asphalt and puts vehicles at risk

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në Rrugën e Arbrit, në segmentin që lidh…

4 minutes ago

Një në katër banorë të Maqedonisë së Veriut synon emigrimin, 11.9% kanë plane dhe hapa konkretë për t’u larguar

26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, ndërsa 11.9%…

4 minutes ago

Fation Shehu appointed director general of Customs

Fation Shehu, është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besmir Bejën, i cili është larguar…

4 minutes ago

Lethal injection execution in US turns into torture, 70-year-old suffers 63 minutes before being pronounced dead

Një ekzekutim me injeksion vdekjeprurës në Teksas ka përfunduar në një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për një të…

4 minutes ago

Massive Russian air attack with nearly 100 missiles and around 400 drones, three bridges in Kyiv closed after strikes

Rusia ka ndërmarrë një prej sulmeve më të mëdha ajrore që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Gjatë sulmeve të…

5 minutes ago