Categories: shqiperi

Dhunë, drogë e lojëra fati, 9 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 shtetas për vepra të ndryshme penale përfshirë këtu dhunën në familje, drogën dhe lojërat e fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. P, 30 vjeç, pasi në rrugën “Lekë Zaharia” në magazinën e lokalit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

R. Q, 18 vjeç, pasi gjatë dyshohet se në lokalin ku ishte i punësuar si kamarier kryente aktivitetin e paligjshme të lojrave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë;

B. V, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M, 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një unazë në argjendarinë e shtetasit O. A.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit S. H, 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. H, 57 vjeç dhe A. K, 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

I. K, 20 vjeç, pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin B. V, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

K. B, 33 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dyshohet se është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme./albeu.com

të fundit

Appeals Court Upholds 16-Year Prison Sentence for Mario Përlleshaj in Martin Cani Murder

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16…

9 seconds ago

Penal amnesty concludes without problems: 553 released and 863 with reduced sentences

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga…

22 seconds ago

Zemaj and Dushi Submit Signatures, Call for Extraordinary Assembly to Dismiss Abdixhiku

Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut. Zemaj…

2 minutes ago

Thaçi Speaks After Testimony on Expropriations in Shipitullë: Accusation Fabricated by Political Opponents

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale lidhur…

2 minutes ago

Bekim Sali in Kyiv during Russian offensive: North Macedonia reaffirms support for Ukraine

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali u prit nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Mischenko Zëvendëskryeministri i Parë…

3 minutes ago

56-year-old from Kumanovo who terrorized family faces criminal proceedings, ends up in psychiatric hospital

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj P.C. (56) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "rrezikim…

3 minutes ago