Deputetja e pavarur Marjana Koçeku komentoi përplasjet mes Elisa Spiropalit dhe kryeministrit Edi Rama, duke vlerësuar se zërat ndryshe brenda mazhorancës janë të mirëpritur. Megjithatë, sipas saj, në klimën e sotme politike deklaratat nuk mjaftojnë.
Koçeku tha se situata politike e sociale në vend, protestat qytetare dhe aksionet e SPAK-ut kërkojnë qëndrime të qarta, të cilat duhet të shfaqen edhe përmes votës dhe veprimeve politike.
None found
“Koha dhe momenti ku po jetojmë, politik dhe social, polarizimi që po tregohet përmes protestës, aksioneve të SPAK-ut, kërkon qëndrime të prera që përkthehen në votë, në veprime politike. Çdo zë ndryshe, në opozitë me pushtetin dhe qeverisjen, është pozitiv dhe duhet të dëgjohet, por nuk mjafton vetëm deklarata. Koha do të tregojë se si do të përkthehet më vonë në veprime”, u shpreh Koçeku.
E pyetur nëse përvoja e saj politike ka ngjashmëri me përplasjen e Spiropalit me drejtimin e Partisë Socialiste, Koçeku tha se rrugëtimet e tyre nuk janë të njëjta.
“Rrugëtimet tona janë të ndryshme. Si u bëmë pjesë e politikës, kohëzgjatja, si kemi lëvizur, kur unë jam larguar nga grupi i PS-së. Por, mes gjithë përplasjeve në PS, mendoj që ajo që do të ndodhë pas deklaratave vlen të analizohet më shumë se ajo që ka ndodhur deri më tani”, deklaroi ajo.
Koçeku foli edhe për postimin e saj në rrjetet sociale, ku përdori shprehjen “dhi mali”. Ajo sqaroi se reagimi lidhej edhe me kërkesat që, sipas saj, grupi socialist ia kishte përsëritur pas largimit të saj.
Deputetja nënvizoi se mandati parlamentar është i pavarur dhe nuk i përket partisë apo drejtuesit të saj.
“Statusi im ka qenë shumë i pafajshëm në vetvete. ‘Dhi mali’ është një idiomë shumë e njohur. Statusi lidhet edhe me një thirrje të përsëritur që grupi ka pasur ndaj meje që kur u largova nga PS-ja. Mandati i përket qytetarit dhe personit që e mban, jo partisë dhe liderit”, tha Koçeku.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…