shqiperi

Detaje të reja nga skandali seksual në kampin e Kombëtares në Euro 2024! Prokuroria tregon nëse u lëshua urdhër arresti

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Dortmund, ku një mbikëqyrës shqiptar që ndodhej në kampin stërvitor që Kombëtarja po akomodohej pranë Dortmundit, dyshohet se ka përdhunuar një punonjëse.

Një përdhunim mund të ketë ndodhur në qendrën sportive Kaiserau gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, nis artikulli i medias gjermane Hellweger Anzeiger. Ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me hetimin për një anëtar te stafit të kombëtares shqiptare.

Të lidhura

None found

Të hënën (7 korrik) u bë e ditur se prokuroria publike e Dortmundit po heton personin me shtetësi shqiptare.  I dyshuari thuhet se ka kryer “akte seksuale pa dëshire” ndaj një gruaje më 23 qershor. Mbetet e paqartë nëse ka eskaluar deri në përdhunim.

Një gjë është e qartë: incidenti ka ndodhur në qendrën sportive Kaiserau, kampi i skuadrës shqiptare gjatë Kampionatit Evropian.

Siç konfirmoi të hënën (8 korrik) zyra e prokurorit publik, i akuzuari shqiptar u largua nga vendi më 24 qershor, një ditë pasi autoriteti policor i qarkut Unna mori ne shqyrtim incidentin. Sipas informacioneve të Hellëeger Anzeiger, skuadra shqiptare është larguar nga qendra e Kaiseraut vetëm më 26 qershor.

Prokurorja Sonja Frodermann pranon se nuk ka dijeni për detajet e largimit. “Për mendimin tim, largimi i hershëm nuk është një pranim faji,” shkruan ajo kur u pyet nga ekipi ynë redaktues. Po pse në sytë e tyre nuk kishte asnjë dyshim urgjent ndaj personit nga Shqipëria?  Sonja Frodermann sqaron rrethanat si më poshtë: “Një dyshim i fortë ngrihet vetëm nëse provat për një dënim janë shumë të qarta,” shpjegoi ajo.

“Në këtë rast, nuk u lëshua asnjë kërkesë për urdhër arresti, sepse nuk kishte dyshim urgjent (të arsyetuar) për vepër penale kundër personit,” tha Frodermann.

Në Gjermani diçka e tillë është e rëndësishme për gjyqësorin, sepse një dyshim i fortë për një vepër penale është shpesh parakushti bazë për lëshimin ose jo te një urdhër arresti apo nëse një gjykatës urdhëron paraburgim ose jo. Edhe nëse kjo ndodh, prezumimi i pafajësisë vlen deri në marrjen e një dënimi përfundimtar.

Vordermann e formulon çështjen e dyshimit për vepër penale në terma shumë juridikë: “Nuk ka dyshim për vepër penale sepse ende është e paqartë nëse i akuzuari subjektivisht e ka kuptuar mospasjen e vullnetit (dëshirës) nga ana e palës së dëmtuar”, thotë prokurorja publike.

Konkretisht: Nuk është sqaruar nëse i akuzuari e ka kuptuar se po vepronte kundër vullnetit të gruas apo jo. Mospasja e një dyshimi urgjent (te arsyetuar) do të thotë gjithashtu probabilitet i ulet për te dënuar personin”, thotë Sonja Frodermann. Kjo do të thotë se prokuroria publike vlerëson se shanset për ta akuzuar personin dhe për ta dënuar atë janë relativisht të ulëta.

të fundit

Barcelona përgatit planin alternativ, Lautaro Martinez shihet si opsioni i radhës

Barcelona vazhdon të ketë Julian Alvarezin si objektivin kryesor për përforcimin e repartit ofensiv, por klubi katalanas tashmë po përgatit…

50 seconds ago

Në Konferencën e IX-të të Ambasadorëve, Petrit Ajeti flet për sfidat e sigurisë

“Siguria, qëndrueshmëria dhe kërcënimet hibride” është tema e sesionit të parë, i cili hap punimet e Konferencës së IX-të të…

2 minutes ago

15 zjarre u shënuan deri në orën 18:00 në Maqedoni, gjashtë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive

Gjatë ditës së sotme, në vend u regjistruan 15 zjarre në sipërfaqe të hapura, gjashtë prej të cilave janë ende…

4 minutes ago

UNESCO Status Strengthens the International Recognition of Ohrid and Struga; Measures Must Be Implemented by 2030

Statusi “UNESCO World Heritage” (Urolld Heritixh) është një faktor shumë i rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të Ohrit dhe Strugës. Dy…

5 minutes ago

Sveçla welcomes KFOR’s gradual withdrawal from the Mitrovica bridge: Kosovo has grown stronger

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur nisjen e procesit gradual të largimit të KFOR-it nga…

6 minutes ago

Forcat e Armatosura vlerësojnë rezultatet e 6-mujorit të parë: Përmirësime në rekrutim, stërvitje dhe modernizim

Forcat e Armatosura kanë zhvilluar një takim teksa kanë analizuar punën e 6-mujorit të parë të këtij viti. Ministri i…

6 minutes ago