shqiperi

Deri në 30 vjet, nga më e lehta të më seriozja, mjeku Nona tregon simptomat nëse keni probleme me valvulat e zemrës

Kardiologu Dr. Shk. Alfred Nona ka folur sot në “ABC e Mëngjesit” për valvulat e zemrës. Ai ka shpjeguar çfarë janë ato dhe rëndësinë që kanë për shëndetin e çdokujt.

“Valvulat e zemrës shërbejnë për të drejtuar fluksin e gjakut, pra gjaku duhet të hyjë në një drejtim dhe duhet të dalë në një drejtim tjetër pa u kthyer mbrapsht. Edhe ky drejtim përcaktohet nga gradienti presor që krijohet në dhomat e ndryshme të zemrës. Pra, funksioni i valvulave është mos të kthejë gjakun mbrapsht. Edhe nëse kjo nuk ndodh, pra kemi problematika te ecja përpara e gjakut apo rrjedhja mbrapsht jemi në fushën e valvulopative, në fushën e problemit të valvulave. Ne kemi 4 valvula në zemër, 2 në anën e djathtë dhe 2 në anën e majtë. Këto valvulat e anës së majtë janë më të rëndësishmet, pasi preken më shpesh, valvula mitrale dhe aorta”, tha Nona.

Të lidhura

None found

Më tej, kardiologu ka treguar simptomat që japin problemet me valvulat e zemrës, në varësi të fazës në të cilën ndodhemi.

“Valvulat kanë një periudhë latence shumë të gjatë. Ne mund të kemi problem valvular të lehtë që shkon në mesatar dhe në të rëndë. Edhe në këtë hark kohor mund të zgjas 20-30 vjet. Duhet thënë që valvulopatit e lehta nuk japin asnjë simptomë. Pacientët stresohen, humbasin kohë dhe ekonomi, për të parë nëse këto probleme janë të vogla. Pra, nëse janë të vogla nuk kanë asnjë problem dhe mesatare është shumë e vështirë që të jap simptoma. Jep simptoma nëse ne kemi 2 valvula njëherësh ose kur kemi probleme me koronaren, me enët e gjakut që ushqejnë zemrën. Me këtë rast japin simptoma, seriozia jep simptoma dhe ajo ka një periudhë shumë të mirë adaptimi zemra”, u shpreh ndër të tjera Nona.

të fundit

“Protesta më e madhe antiqeveritare ndër vite” – Media italiane: Rama sulmoi protestuesit duke i cilësuar si “sorra e korba”! Kryeministri ka tentuar të shuajë lëvizjen me tallje dhe teori konspirative

Media italiane “L’Espresso” i ka kushtuar vëmendje sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, të cilët vijojnë prej rreth dy…

57 seconds ago

“Nuk ka më tërheqje”, Bahtiri flet për largimin e prokurorëve serbë dhe operacionin në Ujman

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se shteti i Kosovës nuk zmbrapset më, duke thënë se ligji dhe…

7 minutes ago

Bajqinovci: Pa vend reagimi i BE-së për prokurorët serbë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar si të pakuptimtë reagimin e Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e…

7 minutes ago

Përplasja me Ramazanin mund të shtyjë Botërorin 2034 në Arabi drejt vitit 2035

Kupa e Botës, e cila do të zhvillohet dhe organizohet nga Arabia Saudite në vitin 2034, mund të shtyhet dhe…

7 minutes ago

16 vite nga opinioni i GJND-së që mbështeti pavarësinë e Kosovës

Sot mbushen gjashtëmbëdhjetë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë publikoi opinionin e saj këshillëdhënës, sipas të…

7 minutes ago

Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real

Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emrin e personit që paraqitet si pronar përfitues. Projektligji i ri…

12 minutes ago