shqiperi

Dënimin në Angli, burgun në Shqipëri! “Lordi i kokainës”, nga 25 vite, pas transferimit do të vuajë 15 vite

Gjykata e Tiranës ka njohur një vendim të drejtësisë angleze ndaj Erald Mema, etiketuar ndryshe si Lordi i Kokainës.

Ky vendim u dha në kuadër të marrëveshjes me Britaninë e Madhe me Shqipërinë që synon të sjellë disa të burgosur shqiptarë që do ta vuajnë dënimin në Shqipëri.

Nga 25 vjet burg, gjykata në Shqipëri i njohu Erald Memës 15 vjet dënim, një vendim i cili më pas do t’i përcillet sërish Anglisë si edhe për shtetas të tjerë që kanë kërkuar të transferohen në burgjet shqiptare.

Gjykata tha se ekzistojnë kushtet qe Memës ti njihet dënimi për pjesën e pavuajtur të dënimit, pasi në fashikull është administruar kërkesa e shtetit dënues dhe se i akuzuari është  shtetas shqiptar. Për të ashtuquajturin si “lordi”i kokainës qe u akuzua se drejtonte një grup prej 19 personash për shpërndarjen e kokainës, mediat britanike përmenden mbas dënimit të tij se ai e drejtonte shitjen e drogës në disa raste edhe nga Shqipëria.

Në 3 tetor 2023, Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë , ia delegoi prokurorisë së Tiranës kërkesën e anglezëve për njohje vendimi. Në akte përmendet jo vetëm një vendim i kurorës në Oksford i vitit 2018, ku Mema dënohet për akuzën e bashkëpunimit në fshehtësi për furnizim me drogë të kontrolluar të klasës A.

Anglezët shtojnë se në dy raste 39-vjecari bashkëpunoi me shtetas të tjerë për të furnizuar një person me kokainë. Përmendet po ashtu  edhe konteksti i marrëveshjes mes dy vendeve për transferimin e të burgosurve, duke kujtuar se pavarësisht se nuk nevojitet pëlqimi i të dënuarit në këtë rast, autoritetet kanë siguruar një deklaratë pëlqimi të 39-vjeçarit për ta vuajtur dënimin në vendin e tij.

Disa gjykata kanë nisur po ashtu njohjen e vendimeve për të transferuar të burgosurit nga Anglia.

Në Shqipëri po shqyrtohen 48 kërkesa të tilla, që më pas do t’i përcillen Britanisë së Madhe. Ndërkohë që, brenda dy vitesh, sipas marrëveshjes, pritet të transferohen  200 të burgosur, nga të cilët 17 janë të dënuar të përjetshëm.

të fundit

Vrasja brutale e Petrit Ndout! Bashkëshortja e tij rrëfen versionin e saj: U vra në pabesi për të shpëtuar të moshuarit

Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të…

26 minutes ago

“Qeveria më hajdute e Europës”/ Lapaj thirrje qytetarëve në Berat: Më 31 janar, bashkohuni masivisht në shesh

Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një…

38 minutes ago

Stuhi e fuqishme dimërore paralizon SHBA-në, 730 mijë pa energji elektrike! Mbi 10 mijë fluturime të anuluara

Një stuhi masive dimërore, që shtrihet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, ka lënë rreth 730 mijë persona…

55 minutes ago

“Më kanë rrahur dhe i kam rrahur”, Lim Hoti ndan detaje nga sherri me Finemin?

Lim Hoti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë me Benitën, gjatë së cilës ka ndarë disa detaje nga jeta…

1 hour ago

Aksident në Bogë, motori i borës përplaset me shtyllën elektrike! Plagosen 4 persona

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës, ku kanë mbetur të lënduar katër…

2 hours ago

Shtrëngata dhe reshje në nisje të javës, IGJEUM zbulon zonat problematike

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha…

2 hours ago