shqiperi

Dënimi i Tahirit, Dashamir Shehi: U mbars mali dhe polli një mi

Dashamir Shehi e sheh të pamjaftueshëm dënimin me 3 vite e 4 muaj të Saimir Tahirit për shpërdorim detyre, pasi sipas tij ka mjaft të rinj që gjenden nëpër qeli dhe kanë marrë dënime edhe më të rënda për trafik apo përdorim të lëndëve narkotike.

I ftuar në Radarin Informativ të ABC, Shehi tha se pavarësisht skepticizmit, me të cilin ai e sheh këtë dënim, ai duhet konsideruar një veprim pozitiv dhe një rezultat i parë i Reformës në Drejtësi.

“Me zullumet që ka bërë kjo qeveri sërish me duket pak. Por le ta konsiedrojmë një shenjë pozitive që diçka po ndryshon në frontin e drejtësisë. Bugrosja e Tahirit i ka të dyja anët. Quhet pozitive që për herë të parë po dënohet një ministër i Brendshëm, por në situatën që është Shqipëria, ku është mbjellë droga sikur të ishte misër, kjo më duket pak”, tha Shehi.

Kreu i LZHK-së se kanabizimi i vendit u bë nga qeveria me qëllimin që të qarkullonte shumë para në vend, të cilat më pas do të mblidheshin në pak duar siç edhe janë mbledhur sipas tij.

“Kanabizimi i vendit ka qenë politikë e nxitur nga kryeministri për të gjeneruar para dhe që këto ara të grumbulloheshin diku siç janë grumbulluar.

Kemi 4-5 mijë vetë nëpër burgje për drogë ku shumica janë përdorues dhe transportues. Kemi të rinj që po rrinë nga 5-6-7 vjet në burg dhe Tahiri del me 3 vite burg. Unë nuk ndjej ndonjë kënaqësi që të shoh njerëzit në burg, por kjo bie erë”, tha ai.

Shehi tha se pret më shumë nga drejtësia, megjithatë ai e vlerësoi atë që e quajti guxim të prokurorëve për të kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin.

“U mbars mali dhe polli një mi. Në presim që drejtësia të pjellë diçka më shumë se sa kaq. Megjithatë po mundohem të shoh anën pozitive dhe të them që ndoshta mund të jetë hapi i parë që të sjellë kurajon e organeve drejtuese. Prokurorët kërkuan 12 vjet dhe kjo është shenjë e mirë”, tha Shehi. /abcnews.al

të fundit

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha…

18 minutes ago

FOTO/ Pas tragjedisë në familjen e Gjestit, Sara Kolami kundër ‘spektaklit publik’ të ngushëllimeve

Humbja e rëndë që ndodhi dje, kur në një aksident trafiku humbi jetën vëllai i artistit të njohur Gjest, ka…

21 minutes ago

Sondazhi: VMRO e para, BDI e dyta – AKI me 2:1 para VLEN-it (FOTO)

VMRO-DPMNE e para dhe Aleanca Kombëtare për Integrim e dyta. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të agjencisë…

54 minutes ago

Bie në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e shtëpisë, humb jetën 67-vjeçarja në Lezhë

Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Lezhë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Gruaja me inicialet P.P., banuese në…

59 minutes ago

Sherri mes kunetërve në Tiranë, arrestohet autori/ Policia jep detaje: Një 29-vjeçar në kërkim, ja çfarë dyshohet

Policia e Tiranë ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 56-vjeçari nga kunati…

1 hour ago

Ndarja nga jeta e vëllait të Gjestit, G Bani paralajmëron Jozin: Nuk e këshilloj të shkojë tek varrimi

Mesazhet dhe ngushëllimet e shumta nga personazhe publike kanë treguar mbështetje dhe solidaritet për Gjestin që ditën e djeshme humbi…

2 hours ago