shqiperi

Dëmtuan mjedisin dhe prona private, Policia e Vlorës procedon penalisht disa persona

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ka ndaluar dhe proceduar penalisht disa personave të përfshirë në krime mjedisore dhe dëmtim të pronës publike.

Në një komunikim nga Dhërmiu, Vlorë, Drejtori i Policisë Ermal Muçaj tha se “Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, ditët e fundit ka nisur një aksion të kontrollit të vijës bregdetare të qarkut Vlorë me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore dhe kryesisht ndotjes së mjedisit”.

Të lidhura

None found

Sipas tij, gjatë përgatitjeve për sezonin turistik, banorë apo subjekte të tur operatorëve kanë hedhur në mënyrë të pakontrolluar mbeturina inerte në zona jo të caktuar, për këtë qëllim. “Për shkeljet e evidentuara në këtë drejtim, policia ka proceduar penalisht disa persona”, tha ai.

Muçaj i bëri thirrje qytetarëve dhe subjekteve që kryejnë punime për sezonin turistik të bëjnë kujdes me hedhjen e mbetjeve inerte për ti depozituar ato në vendet e caktuara dhe të mos dëmtojnë mjedisin pasi një gjë e tillë është vepër penale.

“Çdo qytetar që evidenton shkelje të tilla duhet të paraqesë ankesë në polici dhe ne jemi në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast. Jemi në prag të sezonit turistik dhe është prioritet i qeverisë dhe punës tonë për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe mbrojtjen e një mjedisi të pastër dhe të sigurt për gjatë gjithë sezonit turistik”, u shpreh Muçaj.

të fundit

FIFA heq dorë nga ndryshimi i orarit për ndeshjen Angli–Meksikë

Ndeshja e Kupës së Botës ndërmjet Anglisë dhe Meksikës do të zhvillohet sipas orarit të planifikuar fillimisht, pavarësisht paralajmërimeve se…

8 minutes ago

Messi shënon, por Argjentina ndalet nga Kepi i Gjelbër dhe sfida shkon në shtesë

Argjentina nuk arriti ta mbyllë ndeshjen brenda 90 minutave ndaj Kepit të Gjelbër, pasi dueli përfundoi 1-1 në kohën e…

20 minutes ago

Ivan Zamorano kërkon Olisen te Real Madridi: Do ta afroja menjëherë

Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…

2 hours ago

Fanellat e zeza, nga përjashtim i rrallë në simbol mode i Kupës së Botës 2026

Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…

3 hours ago

Hailey Bieber Becomes a Sensation With SKIMS as Fans Clear Out Stock of the New Collection

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…

3 hours ago

Italian Princess at the Center of French Debate, Jordan Bardella’s Relationship Sparks Controversy Over His Political Image

Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…

3 hours ago