Sokol Jareci, Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, ka komentuar para ndeshjes së Superkupës përdorimin e sistemit VAR në duelin e sotëm. Ai ka shpjeguar se këto janë ende testimet e para dhe se FIFA nuk kishte licencuar ende përfundimisht Shqipërinë, vetëm teknologjinë që përdorej për të kontrolluar rastet e dyshimta.
“VAR ishte sfida kryesore e Federatës, projekt madhështor implementimi në Superiore, jemi akoma në fazën e trajnimit. Nuk jemi certifikuar ende nga FIFA, kemi certifikuar teknologjinë, tani mbetet certifikimi i arbitrave që do të administrojnë sistemin VAR.
Bën të mundur mospraninë e titujve apo “skandaleve” një ditë pas ndeshjes, apo në emisione, se bën të mundur evitimin e gabimeve të dukshme.
VAR do të marrë të gjitha kriteret që ka rregullorja e futbollit, nuk mund të vendosë disa centimetra më pak apo më shumë në pozicionin jashtë loje. Do të jetë i njëjti protokoll që përdoret në Europian dhe në kampionate të tjera. Është i njëjti protokoll që zbatohet mbi të gjitha vendimet.
Ne jemi në momentet e para. Jemi në trajnim e sipër, do na lejoni edhe gabimet se edhe arbitrat e kanë për herë të parë, janë emocionet. Si një arbitër i ri që del në fushë, janë të certifikuar nga UEFA, por emocionet bëjnë të vetën. Kjo nuk duhet të certifikojë gabimet, por pak nga pak do kohën e duhur për t’u përmirësuar”, tha Jareci për “SuperSport”.
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nisi me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen e zgjedhjes së…
Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka zhytur në një kolaps total gjendjen civile. Prej…
Në një intervistë për emisionin “The Dalina Show”, dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, kanë ndarë mendimet e tyre…
Ikona e kinemasë botërore, Will Smith, është fotografuar së fundmi duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës me dy koka, një gjest…
Ditën e sotme, gjatë seancës plenare në Kuvend, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama, duke iu referuar…