shqiperi

Debati për mandatin e Olta Xhaçkës/ Çuçi: Mos bini pre e spekulimeve! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është zbatuar 100%

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, është shprehur se sa i përket mandatit të Xhaçkës është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është zbatuar 100 përqind. Ua kam lexuar në publik se çfarë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i GJK thotë se shfuqizohen vendimet që ka marrë Kuvendi. Me këtë frymë, për ta çuar deri në fund këtë çështje, ne në Këshillin e Mandatave morëm një vendim që t’ia çojmë seancës plenare për t’u shprehur secili deputet për këtë çështje.

Vendimi ka qenë dërgohet në Gjykatën Kushtetuese çështja e mandatit të Olta Xhaçkës. Mos bini pre e spekulimeve! Është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Merreni lexojeni dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese dhe aty shprehet qartë se çfarë përmban. Dhe nuk ka ndonjë detyrim për parlamentin që ta sjellë me detyrim në Gjykatën Kushtetuese çështjen për papajtueshmëri të mandatit të deputetes Xhaçka. Është tjetër për pjesën e trajtimit sesi ka arritur në atë vendim Gjykata Kushtetuese dhe aty ka 3 arsyetime të ndryshme”, deklaroi Çuçi.

Tags: bledi cuci

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

8 minutes ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

1 hour ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

1 hour ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

1 hour ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

2 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

2 hours ago