shqiperi

Dasmë në 65-vjetorin e martesës, fotot e gjyshërve shqiptarë si dhëndër e nuse po bëjnë xhiron e rrjetit (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh në rrjetet sociale janë bërë virale disa foto të një çifti të moshuarish nga Kosova. Ata janë veshur si nuse dhe dhëndër, duke festuar kësisoj 65-vjetorin e martesës. Nipi i tyre me profesion fotograf, Marjan Komani ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, si lindi idea e këtij seti. Ai zbuloi detajet, se si u ndjenë gjyshërit dhe se si u prit nga publiku.

“Këtë ide e kam pasur fillimisht unë, por ra pandemia dhe nuk u realizua. Janë bërë tre sete me gjyshërit. Herën e parë para 3 vitesh kanë qenë skeptikë se për një çift 90-vjeçar është shumë e vështirë. Ndërsa herën e tretë më mirë. Për veshjen është kujdesur Valdrin Sahiti, ndërsa për look-un Sellma dhe Kaci. Ka qenë një ceremoni me përkujtu datën kur ata janë martuar. Këto fotografi më kanë ndihmuar për të më treguar dashurinë e madhe që ata kanë edhe sot e kësaj dite.

Në fillim kur kam pas iden me fillu setin e parë, familjarët kanë pasur dyshime, se ne nuk jemi mësuar kështu. Por kur e panë sa mirë u pritën nga të tjerët, i pëlqyen shumë”, u shpreh ndër të tjera Marjani.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

4 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

5 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

5 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

5 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

6 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

6 hours ago