Dita e parë e pranverës se vitit te shkuar nuk erdhi siç e ka zakon, por solli një lajm të trishtë për shqiptarët. Më 1 Mars 2021 një personazh i madh dhe i rëndësishëm në muzikën shqiptare, kompozitori Agim Krajka ndërroi jetë pasi nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19, në moshën 83-vjeçare.
Irma Libohova, një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta, e cila ka kënduar e fituar çmime me këngët e Krajkës, ka treguar për momentet e tij të fundit dhe përpjekjet që të mbijetonte.
“Gjatë gjithë kohës kam ndjekur dinamikën e ditës, si fillim kam ndërhyrë për të gjetur disa lidhje me njerëzit që t’i jepnin rëndësinë e duhur sepse atje spitali është i ngarkuar dhe gjithsecili rend pas hallit të tij. Kam komunikuar me disa persona, që sigurisht e morën në konsideratë dhe kam përshtypjen se ka shkuar vetëm me maskën e oksigjenit, mirëpo brenda një kohe shumë të shkurtër agravoi situata. Kur ka qenë ora 10:00 isha në telefon me Aidën (motrën e Agim Krajkës), dhe më tha “Mos u lodh më për të bërë diçka mediatike, për t’i kushtuar vëmendjen e duhur, sepse Agimi ka ndërruar jetë”, tha Libohova te Rudina Magjistarit.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…