Ish-Presidenti Ilir Meta u thirr në SPAK mëngjesin e së mërkurës për t’u pyetur lidhur me të ashtuquajturën afera CEZ-DIA, çështje që është hetuar të paktën dy herë.
Gazetarja, Glidona Daci, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se ka mësuar në rrugë jo zyrtare që SPAK ka gjetur prova të reja për një udhëtim drejt Pragës dhe disa bileta.
“SPAK ka gjetur disa prova dhe fakte të reja që lidhen me një udhëtim dhe disa bileta të cilat sipas disa informacioneve që i kemi po në rrugë jo zyrtare, që z.Meta ka udhëtuar me Kastriot Ismailajn. Ndoshta për këtë fakt SPAK e ka thirrur dhe i ka kërkuar shpjegime në lidhje me këtë udhëtim që është bërë në drejtim të Pragës”.
Ditët e fundit, SPAK ka thirrur disa persona për këtë çështje të cilët mund të kenë dijeni.
“Fakti që janë intensifikuar thirrja e personave që mund të kenë dijeni lidhur me këtë çështje, do të thotë që SPAK është drejtm përfumit të këtij hetimi lidhur me këtë çështje”, shtoi gazetarja.
Kujtojmë se për z.Meta në SPAK janë edhe dy kallëzime të tjera. I pari i bërë nga Halit Valteri për çështjen e lobimit në SHBA dhe i dyti i bërë nga një gazetar dhe një avokat për një tjetër çështje që ka të bëjë me shpenzime në një klinikë jashtë Shqipërisë. /tvklan.al
Këngëtarja dhe reperja e njohur Nikki Minaj ka deklaruar se është fansja numër një e presidentit amerikan Donald Trump. Ajo…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbrëmjen e sotme ka pritur në Presidencë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri Begaj gjatë…
nga Albeu.com Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është shndërruar nga një projekt strategjik transporti në një simbol të keqqeverisjes, propagandës politike dhe papërgjegjshmërisë…
Këngëtari Blero Muharremi, i ka bërë një dedikim romantik bashkëshortes së tij, Eronitës, me të cilën kurorëzoi dashurinë në martesë…
Vendimi për të braktisur për disa minuta ndeshjen me Teutën në fundjavën e kaluar i ka kushtuar skuadrës së Vorës…
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti është gati të rikthehet në skenën muzikore me…