shqiperi

Celibashi shpëton Hajdarin nga shkarkimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh ditën e sotme pasi drejtësia greke i përcolli ministrisë sonë të Drejtësisë vendimin ku faktohej se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka qenë i dënuar nga Gjykata e Janinës.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se nuk ka shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

Celibashi: Detyrimi i subjekteve është për të deklaruar shkaqet, kur ka shkaqe që e ndalojnë të marrë funksione publike.  Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklaruaes, tashmë kryetar i bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e deklarimit dhe disa të dhëna. Ai nuk ka paraqitur një të dhënë, pasi me një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme ose e ka harruar kjo nuk ka rëndësi në arsyetimin tonë. Por kjo e dhënë tashmë nuk përbën, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin. Ngelet diskutimi i faktit që nuk e ka deklaruar.

Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme./Albeu.com

të fundit

Horoskopi 30 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni nevojën për të hapur…

6 hours ago

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, flet nëna: Hallat e saj duhet të jenë në burg!

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite…

7 hours ago

Kristi ishte shkaku që doli nga shtëpia e BBV5? Keijsi përgjigjet shkurt: Mua më nxori vetja ime

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në…

7 hours ago

Baton Haxhiu-Flamur Nokës: Ti më akuzon se i shërbej unë Ramës, por më shumë nga të gjithë i shërben Sali Berisha!

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, debatoi me analistin Baton Haxhiu në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN…

7 hours ago

“O Flamur, a të ka vajtur mendja të largohesh?!”/ Noka: Jemi me mision, kur të bjerë regjimi, mund të ikim edhe ne

Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë "regjimi i Edi…

7 hours ago

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe ka lidhje me Egli Takon

Këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka komentuar një tatuazh, të realizuar…

8 hours ago