U çel në ambientet e Institucionit të Presidencës ekspozita “Shqipëria ime” e piktorit të njohur Helidon Haliti.
Ekspozita përfshinte 50 piktura akuarel të Mjeshtrit të Madh me peisazhe nga vise të ndryshme të Shqipërisë.
Presidenti Begaj e vlerësoi përkushtimin dhe punët e artistëve, duke shprehur se një shoqëri nuk mund të mbartë kurrë vlerat themelore që gjenden në zemër të qenies njerëzore nëse nuk mbështet dhe nuk respekton artin apo krijuesit e tij.
Presidenti Begaj u shpreh për promovimin e artistëve të cilët i vlerësoi si “ambasadorët më të mirë te Shqipërisë”. Ai propozoi zgjerimin e hartës së qendrave të artit në të gjithë Shqipërinë, për të mos u mjaftuar vetëm me Tiranën.
“Institucioni i Presidencës është i hapur për ekspozita por do të gjykoja që ekspozita të tilla lëvizëse mund të bëhen edhe në qytete të tjera, sepse nuk duhet t’a shohim vetëm Tiranën si kryeqendër të artit pasi dhe qytetet e tjera meritojnë të kenë vëmendjen tonë. Çelja e kësaj ekspozite me pamje nga viset shqiptare në një farë mënyre është jo vetëm kthimi i profesorit në Atdhe por edhe prezantimi i këtij arti patriotik”
Në çelje të ekspozitës morën pjesë nxënës dhe studentë të arteve pamore, artistë, studiues dhe personalitete të shumta të trupit diplomatik dhe të shoqërisë shqiptare.
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kthesën e Rrilës në Lezhë.…
Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…
Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri…
DASHI Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar.…
“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e…