shqiperi

“Ça të bëjmë, të marrim armët?” Banorët e fshatit në Berat ngrihen në protestë pas përmbytjeve: Bashkia po na mbyll kanalin

Banorët e fshatit Çiflik të Beratit kanë protestuar ditën e sotme pas situatës së rënduar me përmbytjet.

Sipas banorëve ata janë shprehur se janë përmbytur tre herë brenda muajit për shkak se Bashkia me me ndihmën e Policisë bllokojnë kanalin, me qëllim që të mos mnbyten fshatrat e tjerë, dhe kjo gjë sipas tyre bën që fsati i tyre të mbajë gjithë pëshën e përmbytjes.

Nga ana e bashkisë nukl ka partur akoma një reagim zyrtar.

“Ajo nuk të respekton moj motrë. E mora në telefon ma mbylli telefonin. Ku do vemi, ku do mbytemi? Do hidhnin akoma zhavorr ta bllokonin më keq, por i dola makinës para. 100 burra këtu dhe asnjë nuk doli, unë i dola makinës para dhe u thashë ‘do shtrihem këtu’”, tha një protestuese, për ReportTV

“Janë kriminela, të pocaqisur dhe të korruptuar. Të tërë të kapur nga korrupsioni. Në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet, këtu i mbyllin. Unë po bëj 80-vjeç, këtu kurrë nuk ka ardhur lajmi. Ça të bëjmë tani? Të marrim armët? Pse s’e hap telefonin kryetarja e Bashkisë? Pse nuk vjen? Pse vjen për votat?”, tha një tjetër protestues.

“Ne do rrimë këtu, se po ikëm, ata do vijnë sërish ta bllokojnë. Ka qenë një portë këtu, që rrinte policia kur vinte lumi. Rrinte që të mos hapej porta. Kam insistuar dy herë për ta hapur, por nuk më kanë lënë. Është beton këtu, nuk ikën uji”, tha një tjetër banor i zonës.

Tags: Beratprotest

të fundit

I doli emri në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK (VIDEO)

Këtë të hënë, biznesmeni Ram Geci, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes në SPAK,…

13 minutes ago

Bad Bunny ndez Super Bowl-in me mesazh për emigrantët, Trump shpërthen: Shfaqja më e shëmtuar ndonjëherë

“Mirë se vini në Amerikën e Benito Bowl”. Pritja ka marrë fund: ai që pushtoi skenën e Super Bowl LX…

13 minutes ago

Aksident i rëndë në aksin Durrës-Rrogozhinë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar,…

19 minutes ago

Çfarë fshihej pas heshtjes? William dhe Kate reagojnë publikisht mbi zbulimet dhe lidhjet me Epstien

Familja mbretërore britanike ka thyer një nga traditat e saj më të forta atë të heshtjes ndaj çështjeve të ndjeshme…

20 minutes ago

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së/ Prokurorja e Hagës kërkon 45 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Këtë të hënë, në Gjykatën Speciale në Hagë, nisën deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,…

29 minutes ago

Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (EMRI)

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa fliste për emisionin “Breaking", ka dhënë detaje të reja në lidhje me dhunimin e…

47 minutes ago