shqiperi

Bregu: Digjitalizimi europianizim i Ballkanit

Sarajevë – Samiti i gjashtë Digjital i Ballkanit Perëndimor (SDBP), i organizuar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe i mbështetur nga RCC, u hap sot ne mëngjes në Sarajevë.

“Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor padyshim që drejtoi një fazë cilësore të re në bashkëpunimin rajonal për digjitalizimin. Ai mishëron parimet e bashkëpunimit, përfshirjes, vendosjes së rezultateve midis qeverive të 6 vendeve të BP, partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë – dhe gjithashtu bazohet në kontributin e fortë nga industria. Katër vjet më parë në samitin e dytë Digjital të BP-së ne filluam procesin e uljes së tarifave të roaming mes vendeve të BP-së dhe BE-BP, me nënshkrimin e Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut, e cila ishte parakusht për atë me BE-në. Si rezultat, dy vite më vonë, në vitin 2021, në rajonin tonë roaming u bë pa pagesë në të gjithë vendet e BP-së. E duke nisur nga kjo javë, hyri në fuqi edhe ulja e tarifave të roamingut të të dhënave mes BE-BP, bazuar në Deklaratën e nënshkruar ndërmjet Operatorëve të BE-së dhe BP-së vitin e kaluar në Samitin BE-BP në Tiranë”, tha në ceremoninë e hapjes Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Pjesëmarrësit e Samitit mirëpritën reduktimet e tarifave të roaming-ut BE-BP dhe vlerësuan rolin e RCC-së në këtë proces.

Samiti u hap nga Borjana Kristo, Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës. Përveç Sekretares së Përgjithshme të RCC, në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe Edin Forto, Ministër i Komunikacioneve dhe Transportit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Oliver Varhelyi, Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Roberto Viola, Drejtor i Përgjithshëm i DG Connect, Stefan Schnorr, Sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale për Digital and Transport (Berlin), Steliana Nedera, Byroja Rajonale e PNUD-it për Evropën dhe CIS, Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Stambollit dhe Doreen Bogdan-Martin, Sekretare e Përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).

“Tani është koha që ne duhet të synojmë më fort për lidhje të përshpejtuar digjitale dhe aksesueshmëri në rajon. Duke synuar të gjithë së bashku ta trasformojmë Ballkanin Perëndimor në mënyrë digjitale, gjithëpërfshirëse – ne po qëndisim me delikatesë fijet e ndërlikuara, në pëlhurën e evropianizimit të rajonit tonë. Është një rrugë drejt një të ardhmeje më të lidhur, më të aksesueshme dhe më të përballueshme për të gjithë, të cilën ne në RCC po e përshkruajmë me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Roli ynë gjithëpërfshirës përmes mbledhjes së informacionit, lehtësimit dhe “shfrytëzimit” të kapaciteteve të ekspertëve, do të mbetet mbështetje kyçe në rrugëtimin sfidues të digjitalizimit!” përfundoi Bregu.

Më tej, gjatë ditës, Sekretarja e Përgjithshme Bregu moderoi panelin me temë “Roli transformues i digjitalizimit – Vizioni dhe ambicia e përbashkët e rajonit të Ballkanit Perëndimor” me panelistët: Edin Forto, Ministër i Komunikacioneve dhe Transportit të Bosnjë-Hercegovinës, Enkelejda Mucaj, Zëvendësministre në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë nga Prishtina, Dritan Dauti, shef i Kabinetit të Ministrit të Shoqërisë Informative dhe Administratës së Shkupit dhe Milan Dobrijeviq, Sekretar shtetëror serb në Ministrinë e Informacionit dhe Telekomunikacionit nga Beogradi.

të fundit

Surprizë emocionuese për Brikenën, banorja ‘shpërthen’ në lot pas takimit me nënën e saj/ Mateo: Të kërkoj falje…

Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë. Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty…

5 hours ago

“Daja i saj më ka prerë rrugën”/ Brikena dëgjon deklaratën e Mateos, ‘shpërthen’ banorja: Familjen time nuk e prek askush

Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën…

6 hours ago

VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Gazment Bardhit me policinë në ambientet e komisariatit numër 1

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe…

6 hours ago

“Të ishe ti motra ime, unë s’të pranoja në shtëpi”/ Hyrja e Rogertit në BBV 5, përplasje të agravuara me banorët: Ti je pro incestit

Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me…

7 hours ago

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital

Plagosje me thikë në Vlorë. Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta…

7 hours ago

Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela!

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra…

7 hours ago