shqiperi

Bregu: Ballkani duhet të vijojë axhenden e gjelbër

RCC organizoi Forumin e Organizatave Jo Qeveritare (OJQ-ve) mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor së bashku me EU4Green

“Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë dinamike dhe në zhvillim, që kërkon përpjekje kolektive, si nga institucionet qeveritare ashtu edhe nga ato joqeveritare, për t’i dhënë një formë më konkrete dhe efektive planit për të ardhmen. Në një rajon në zhvillim, si ky i yni, shqetësimet për të përditshmen na e zhvendosin vëmendjen nga ajo çfarë mund të kërcënojë të ardhmen tonë.

Një e ardhme e cila, me gjitha nuancat e saj të pasigurive, na duket më e largët, ndërsa përballemi me sfidat e së përditshmes. Rajoni ynë duhet të qëndrojë i palëkundur në tranzicionin e gjelbërt, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dekarbonizimin, pasi çdo devijim afatgjatë është i dëmshëm, veçanërisht në një rajon të cënuar nga ndryshimet klimatike, si ky i yni.” tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në fjalën e saj të hapjes gjatë forumit të OJQ-ve mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga RCC në bashkëpunim me EU4Green, sot në Beograd.

Forumi mblodhi përfaqësues të Organizatava të Shoqërisë Civile, të komunitetit të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të qeverive, për të diskutuar çështjet urgjente mjedisore, lëvizshmërinë e qëndrueshme, efiçencën e energjisë, investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës. U diskutua gjithashtu rëndësia e angazhimit dhe e rritjes së rolit të shoqërisë civile si dhe progresi rajonal dhe individual i zbatimit të Planit të Veprimit të Agjendës së Gjelbër, në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Edhe pse mund të konsiderohet jo si një çështje politike urgjente në Ballkanin Perëndimor, , ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor janë një kërcënim ekzistencial, dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme po aq sa krizat energjitike, inflacioniste, dhe të ushqimit. Politikanët duhet të marrin parasysh seriozisht faktin e numrit gjithnjë në rritje të të rinjve të cilët i referohen çështjeve mjedisore dhe cilësise së jetës si një nga arsyet e marrjes së vendimit për te lëvizur jashtë rajonit.shtoi Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme e RCC hapi Forumin së bashku me Holger Schroeder, Shef i Njësisë së Programeve Rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe Planit të Investimeve Ekonomike, DG NEAR dhe Azra Vukovic, Green Home, organizatë joqeveritare nga Mali i Zi.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë “Koalicion me Vullnet të Përbashkët” rajonal që na mblodhi këtu. Si RCC, jemi krenarë që po vëmë në lëvizje të plotë kapacitetin tonë rajonal duke bërë bashkë përfaqësues së qeverive e organizatave ndërkombëtare në lançimin e platformës së sotme për dialog dhe bashkëpunim. Siç thotë proverbi i një autori të panjohur, “Nëse merimangat mblidhen bashkë, mund të lidhin një luan”. Pra, le ta fillojmë së bashku tjerrjen e këtij filli, për ta lidhur këtë luan mjedisor dhe ta gjelbërojmë botën që kemi përreth”, përfundoi Bregu.

Forumi mblodhi rreth 60 përfaqësues të shoqërisë civile dhe koalicioneve, 20 pjesëmarrës nga komuniteti i donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të qeverive. Diskutimet prekën të gjitha aspektet kryesore të implementimit të Agjendës së Gjelbërt, si dhe mblodhën pikëpamje të rëndësishme për sfidat kryesore dhe progresin në zbatim nga perspektiva e organizatave të shoqërisë civile dhe sfidave me te cilat ato përballen.

të fundit

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

Në dibër është shfaqur sëmundja e Brucelozës, duke bërë që dy familje të izolohen në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr…

4 minutes ago

“Nëse do ta kisha një thikë, do ta kisha therur veten”, Baggio flet për penalltinë e humbur ndaj Brazilit

Legjenda italiane Roberto Baggio, ka pranuar se ai ‘deshi të vdiste’ pas humbjes së një penalltie vendimtare në finalen e…

12 minutes ago

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur bashkëlojtarët e tij

Lamine Yamal ka bërë dy kërkesa të mëdha pas nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën dhe bashkëlojtarët e tij…

19 minutes ago

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe…

26 minutes ago

Argjira dhe Graciano së shpejti prindër?! Moderatorja përgjigjet…

E ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ka qenë moderatorja Argjira Spanca. Ajo ka zbuluar…

40 minutes ago

Bieta Sula largohet nga TCH? Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e…

46 minutes ago