Ditën e hënë, qytetarë të shumtë u mblodhën sërish para Ministrisë së Brendshme, për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të javës së shkuar ku në plazhin e Potamit në Himarë u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, ata dolën para Ministrisë së Brendshme për të vijuar më pas drejt kryeministrisë dhe Presidencës.
None found
Qytetarët i vendosën afat kryeministrit që të largonte nga detyra Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.
Mes tyre është parë edhe moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani, e cila e shoqëruar nga i biri ka protestuar mes qytetarëve të thjeshtë.Ajo është shfaqur e veshur sportive me atlete, xhinse dhe me një kapele të zezë. Kjo video është filmuar nga personat e pranishëm, por vetëm sot është bërë virale në rrjet.
Kujtojmë që më herët Bora nuk ka reaguar publikisht në lidhje me vrasjen e 7-vjeccares. Ashtu si shumë kolegë të saj bën përmes rrjeteve sociale. Mesa duket moderatorja ka zgjedhur të veprojë duke qenë prezente.
Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu re një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, të cilët po…
Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu re një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, të cilët po…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër, duke vënë në rrezik përhapjen e…
Mesfushori Leon Avdullahu ia ka bërë të qartë Kombëtares së Irlandës se Kosova nuk ka frikë nga askush dhe objektivi…
Ish-drejtuesi i SHISH-it, Evarist Beqiri, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, kritikon ashpër emërimin e…
Është mësuar emri i autorit të plagosjes së ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë. Mësohet se autori i plagosjes…