shqiperi

Blushi: Fondi që i është akorduar komuniteteve fetare në 11 vjet, i barabartë me atë të partisë pa vulë të Bashës

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se gjatë qeverisjes së Rilindjes, komuniteteve fetare iu është akorduar një fond i barabartë me partinë pa vulë të Lulzim Bashës.

Reagimi i Blushit vjen pasi Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Theth, ku shpërndau tapitë e pronave, i dorëzoi dokumentin edhe përfaqësuesit të Kishës atje.

Të lidhura

None found

“Premtimi i “Rilindjes” në vitin 2013 për t’ju kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare rezulton një mashtrim i madh dhe i pabesë.

Askush nuk mund të besojë se pas 11 vitesh në pushtet, Edi Rama mund të bëjë diçka ndryshe”, shkruan Blushi.

Postimi i Blushit:

Edi Rama, që në 11 vite në pushtet ka rrëmbyer dhe ka tjetërsuar pronat e komuniteteve fetare, u ka dhënë buxhet vjetor më të vogël se të “Rilindjes” apo të barabartë me partinë pa vulë të Lul Bashës dhe që ka përdorur çdo instrument për të nxitur përçarjen e shkatërruar harmoninë ndërfetare (siç bëri së fundmi me rezultatet e Censusit) u kujtua sot të “respektojë” të drejtat e tyre.

Ky njeri i paFe, antiFamilje dhe antiAtdhe, përfaqësues i internacionales kriminale të surrogacisë dhe sektit pervers “Prindi 1 – Prindi 2”, pinjoll i denjë i mohuesve të Zotit që shkatërruan xhami, teqe dhe kisha, befas na u shfaq nga Thethi me tapi në dorë duke i kthyer pronat kishës atje.

Asgjë më shumë se një tentativë për të kopjuar keq programin konkret të Partisë së Lirisë dhe vizionin e Liderit të saj, Ilir Meta që vetëm në pak vite Kryeministër i ktheu pronat në Tiranë dhe kudo për Komunitetin Mysliman Shqiptar, Kishën Ortodokse Autoqefale, Komunitetin Bektashian dhe Kishën Katolike.

Pa harruar se gjatë mandatit të tij si President i Republikës, Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, ndërmori një sërë nismash konkrete, si dhe i dërgoi me dhjetëra kërkesa zyrtare Qeverisë për kthimin e pronave të komuniteteve fetare, për të cilat nuk mori asnjë përgjigje.

Premtimi i “Rilindjes” në vitin 2013 për t’ju kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare rezulton një mashtrim i madh dhe i pabesë.

Askush nuk mund të besojë se pas 11 vitesh në pushtet, Edi Rama mund të bëjë diçka ndryshe.

????????✅ Kthimi i plotë i pronave të komuniteteve fetare dhe kompensimi fizik aty ku kthimi nuk është i mundur është prioritet kryesor për Partinë e Lirisë dhe ne do t’u japim zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, duke ua kthyer të gjitha pronat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

????????✅ Partia e Lirisë angazhohet për të 10-fishuar mbështetjen për komunitetet fetare brenda vitit të parë të qeverisjes, me të paktën 10 milion euro nga rreth 1 milion euro në vit që marrin aktualisht, si dhe financimin e tyre sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

 

të fundit

Ish-kreu i Dhomës Amerikane: Humbja e Vuçiç, lajm i jashtëzakonshëm për ata që ëndërrojnë fundin e autokratëve në Ballkan, në Serbi ia dolën, mund t’ia dalin edhe në Shqipëri

Ish-kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, duke…

10 minutes ago

Askush nuk u ankua për mungesën e Courtois”, Mourinho lavdëron Lunin pas ndeshjes së parë sezonale

Jose Mourinho ka vlerësuar paraqitjen e portierit ukrainas Andriy Lunin në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligës, ku…

11 minutes ago

Mourinho shpjegon si synoi të çante prapavijën e Barcelonës me Camavingan

Trajneri Jose Mourinho thotë se e vetmja mënyrë për të shkatërruar atë mbrojtje të Barcelonës ka qenë përmes mesfushës, ndërsa…

17 minutes ago

Lula siguron mandatin e katërt presidencial në Brazil me 51,79% të votave, duke mposhtur djalin e Bolsonaros

Në një tronditje zgjedhore që sfidon sondazhet e opinionit dhe ndryshon rrjedhën e Amerikës Latine, Luiz Inácio Lula da Silva…

17 minutes ago

BIRN: Rama po përpiqet t’i delegjitimojë studentët me retorikë që kujton luftën e klasave

Sulmet verbale të kryeministrit ndaj protestuesve interpretohen nga ekspertët e historisë dhe të psikoterapisë si një përpjekje për “damkosje kolektive”…

18 minutes ago

Studentët serbë i japin fund epokës Vuçiç, fitojnë zgjedhjet parlamentare

Lista e Studentëve – Studentët Fitoren ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke…

24 minutes ago