shqiperi

Bllokohen 2 mjete ujore në Ksamil dhe Shëngjin, kryenin manovra të rrezikshme

Policia e Shtetit bllokoi dy mjete ujore Jet Ski, pasi kryenin lëvizje të rrezikshme, duke cenuar sigurinë e pushuesve në plazhet e Ksamilit dhe Shëngjinit.

Njësia Policore Detare dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Ksamilit dhe Shëngjinit, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, si dhe bazuar dhe në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale, për disa mjete lundruese që kryenin manovra të rrezikshme, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tyre.

Të lidhura

None found

Si rezultat, në Shëngjin dhe në Ksamil u bllokuan 2 prej mjeteve lundruese Jet Ski dhe drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative: 110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit; 100000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe bllokimin dhe të 2 mjeteve të tjera ujore, që shfaqen në këto pamje filmike, duke kryer manovra të rrezikshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve ujore, që të pajisin mjetet me dokumentacionin e kërkuar me ligj, si dhe të lundrojnë brenda zonës së përcaktuar për këtë aktivitet.

të fundit

Ukrainian MP Opposes Zelensky: Statement in Belgrade Was a Diplomatic Mistake, I Will Fight for Kosovo’s Recognition

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, tha…

9 minutes ago

Fire brought under control in Cërrik; 2 hectares of land and around 250 olive trees burned

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë në zonën e Malasejt në Cërrik, është shuar pas ndërhyrjes së forcave…

10 minutes ago

71st citizens’ protest ends with a clear message to the government: “More tomorrow,” Rama’s departure demanded

Me thirrjet “nesër më shumë”, është mbyllur protesta e 71 e revolucionit qytetar. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e…

11 minutes ago

Trump on Iran: We are conducting limited negotiations, Tehran is facing a severe economic crisis

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po mbajnë një qasje të kujdesshme ndaj Iranit, duke thënë…

11 minutes ago

Vihet nën kontroll zjarri në Cërrik, digjen 2 hektarë tokë dhe rreth 250 rrënjë ullinj

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë në zonën e Malasejt në Cërrik, është shuar pas ndërhyrjes së forcave…

24 minutes ago

Përfundon protesta e 71-të qytetare, mesazhi i qartë për qeverinë: “Nesër më shumë”, kërkohet largimi i Ramës

Me thirrjet “nesër më shumë”, është mbyllur protesta e 71 e revolucionit qytetar. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e…

25 minutes ago