Blendi Fevziu ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me dosjen 5D ku nga hetimet në kuadër të saj përfunduan në pranga drejtorë dhe ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu deklaroi se është ishte surprizuar nga kjo aferë dhe nga niveli i korruptimit të drejtorëve, madje e quajti Shqipërinë edhe “Republikë e drejtorëve”. Lidhur me përgjegjësinë e Veliajt, Fevziu tha se ai ka përgjegjësi politike, dhe se duhet të japë shpjegime çfarë ka ndodhur.
Biseda në studio:
Fevziu: Dua të flas me çfarë kam parë në dosje deri tani dhe i referohem dosjes, është e pabesueshme. Në historinë 34 vjeçare të ndjekjes së ngjarjeve, një gjë e tillë është befasuese. Kur e dëgjova nga Këlliçi fillimisht dhe kur u konsultova me disa persona, edhe një vit përpara, isha i befasuar. Kishte një rezervë sepse thashë, mos ekzagjerohet. Keni shkruar dikur një shkrim, “shteti i Eminit”, një shkrim në të cilin merrje një këshilltar të kryeministrit dhe e vinit si personifikimi i absurdit, ku kryeministri përtonte të merrej me punë dhe ia kishte lënë Eminit, që pastaj fitoi edhe një lloj arrogance. Kjo duket një Republike drejtorësh, me çfarë kemi parë deri tani. Është arrogance e një Republike drejtorësh, që janë të rinj dhe duhet të ishin krejt ndryshe, vijnë me shkollim të huaj dhe rezultojnë më hajdutë se ata që kanë qenë përpara. Më arrogantë dhe më të shpifur. Kjo lloj arrogance, kjo lloj sigurie, çon në këtë abuzim që kalon çdo limit. Kanë një bindje që kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë. Jemi në një vend ku abuzimi ka shoqëruar këtë vend.
Rakipi: Po pranojmë që është një Republikë drejtorësh, pesë drejtorë në Bashkinë e Tiranës, që kanë kryer këtë akt të pabesueshëm, arrogant, etj. Tani, nëse ky që është lart mbi drejtorët… Njeriu që drejton, minimalisht nuk duhet të jetë, sepse qenka budalla pastaj, kryetari i Bashkisë, që është një administrator.
Fevziu: E paskam pyetur për këtë aferë zotin Veliaj, me emrin e drejtorit dhe me shumën konkrete. Ai tha nuk është e vërtetë. Minimalisht, duhet ti bëhet pyetja, pse ke mbajtur këtë qëndrim. E ke bërë se ke dashur ta mbrosh apo nuk ke ditur? Kur e dëgjon këtë pyetje dhe përgjigjen, fillon investigon. Pika e dytë, duhet të japë përgjigje Veliaj vetë.
Rakipi: Veliaj nuk të jep përgjigje sepse ai nuk vetë-akuzohet. Por ne jemi gazetarë. Nëse një titullari i vjedhin gjithë paratë dhe i bëjnë rrush e kumbulla, minimalisht duhet të largohet.
Fevziu: Po padyshim duhet të marrë përgjegjësi politike. Pastaj ai duhet të japë shpjegime se cfarë ka ndodhur.
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në…