shqiperi

Bileta mbi 2 mijë euro e pagesa hotelesh/ Zbardhen udhëtimet e bosëve të inceneratorëve

Zbardhen udhëtimet që bosët e inceneratorëve bënë me supervizorin Arben Dervishaj, ish-deputetin socialist Alqi Bllako si dhe ish-drejtoreshën e dhënies së koncesionit Etleva Kondi.

Biznesmeni Dervishaj, përfaqësues i shoqërisë Ave Consulting i cili kishte cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve pranë shoqërisë koncesionare Tecnology Easte Treatment Fier e Klodian Zotos rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit në shoqërinë e biznesmenit, ndërsa në raste të tjera me familjarë të tij, por shpenzimet janë paguar nga bosi i inceneratorit të Fierit, që tashmë është në arrati.

Të lidhura

None found

“Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion më datë 11 prill 2017 nga Rinasi në drejtim të Torinos në Itali. Me datë 12 prill është kthyer nga qyteti i Romës në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej ndërmjeti Juventusit dhe Barcelonës. Bileta për të ndjekur ndeshjen në shumën prej 2250 eurosh është paguar nga Klodian Zoto”, thuhet në dosje.

Një tjetër udhëtim është i datës 10 qershor 2017, ku Dervishaj nga Rinasi ka fluturuar drejt Stambollit, e prej andej në Tel Aviv në Izrael.

SPAK thotë se ai ka udhëtuar bashkë me të bijën. Ndërsa të dy janë kthyer në Shqipëri me datë 14 qershor. Në dosjen hetimore thuhet se bileta, por edhe qëndrimi në një nga hotelet luksoze në Izreal për supervizorin Dervishaj dhe vajzën e tij janë paguar nga Klodian Zoto, kjo e dokumentuar nga të dhënat e statement-it bankar të llogarisë së biznesmenit në një nga bankat e nivelit të dytë.

Supervizori Dervishaj, akuzohet nga SPAK se ka dorëzuar pranë autoritetit kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë situacione për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar, me qëllim për të justifikuar pagesat e kryera për kompaninë koncesionare.

Në dosjen e prokurorisë rezulton edhe një udhëtim i datës 16 prill 2019, ku supervizori ka fluturuar nga Rinasi drejt Torinos së bashku me Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton, ku të tre kanë qëndruar në një nga hotelet luksoze atje.

Biletat për të parë ndeshjen në stadium mes Juventusit dhe Ajax dhe shpenzimet e qëndrimit në hotel janë paguar nga biznesmeni. Të tre janë kthyer në Tiranë nga Aeroporti i Romës me datë 17 prill, pra vetëm një ditë më vonë./bw

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me…

1 minute ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash…

17 minutes ago

Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Energjia juaj do t’iu zbulojë në mënyrën më të natyrshme. Në të njëjtën kohë, veprimet tuaja do të do…

19 minutes ago

Diana Kastrati case: Trial in absentia sought for the accused

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…

31 minutes ago

Rasti i Diana Kastratit, kërkohet gjykimi në mungesë të të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…

35 minutes ago

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

4 hours ago