shqiperi

Berisha: Veliaj ka prishur më shumë shtëpi e pallate se tërmeti vetëm e vetëm për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve akuzoi kryetarin e Bashkisë Veliaj se ka prishur më shumë shtëpi e pallate se tërmeti vetëm e vetëm për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre. Gjithashtu kreu i PD shtoi se Veliaj ndërtesat i ke bërë duke gjobitur kompanitë e ndërtimit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të lidhura

None found

Kujton se mund të shpëtosh, po si mund të shpëtosh ti o i shpërfytyruar që me ekipin tënd ke prishur më shumë se tërmeti shtëpi dhe pallate vetëm e vetëm për të vjedhur transportin e dherave të tyre. Vetëm e vetëm për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre. Sepse ti me kompaninë 5D tënden nuk ke hedhur një tullë, nuk ke hapur një themel, me marrë paratë o i pafytyrë.
Ndërtesat i ke bërë duke gjobitur kompanitë e ndërtimit.

Duke i paguar ato me kate, duke i paguar ato me leje ndërtimi. Ndërsa paratë e taksapaguesve për ndërtimin e tyre i shndërroje në konto të zeza në bankat offshore. Në udhëtime në vendet më ekzotike me çarter me bandën tënde të degraduar të drejtorëve dhe të drejtoreshave. Largohu më mirë, mos e prit të martën. Do jetë ditë e vështirë për ty. Popullit nuk mund t’i shpëtosh dot kurrë. Nuk ka mburojë në botë që mund të të mbrojë. Nuk ka Daman dhe Zaman që mund të të mbrojë ty. Askush!Ti hajduti më i damkosur sot në Shqipëri, më i damkosur në Ballkan, Europë dhe më gjerë.

Tags: Berisha

të fundit

UN Security Council closes discussion on Kosovo; US calls for the end of UNMIK

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

4 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbyll diskutimin për Kosovën; SHBA-ja kërkon përfundimin e UNMIK-ut

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

4 hours ago

Drilon Hazrollaj kërkon ringritjen te Tirana pas aventurës së vështirë në Rumani, ndërsa e ardhmja me Kosovën apo Shqipërinë mbetet e hapur

Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…

4 hours ago

Who was Ismet Habili, the man from Kavaja who was killed inside a Volvo in Tirana

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

4 hours ago

Investigations begin to shed light on the killing of a 46-year-old man in Tirana

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

4 hours ago

Konjufca responds to Gjuriq at the UN and raises the issue of Radoiçiq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

4 hours ago