shqiperi

Berisha: Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin banorët e saj, 83 përqind e tyre duan të largohen

Në fjalën e tij ish kryeministri, Sali Berisha ka përsëritur thirrjen e tij për një qeveri teknike, në mënyrë që sipas tij shqiptarët të votojnë të lirë dhe pa presionet e qeverisë së Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të lidhura

None found

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme.

Asgjë, asnjë pengesë nuk iu ndalon ju në këtë betejë, e cila do të ketë fundin fitimtar të saj.

Në këtë betejë, në të cilën ne përballemi me diktaturën që bazohet në pushtetin, në aleancë me krimin, me vjedhjen, me drogën, mashtrimin e shqiptarëve.

Kjo diktaturë me propagandën e saj faktohet sistemi i mashtrimit të madh.

Çdo ditë, tonelata gënjeshtra dhe mashtrime derdhen mbi qytetarët shqiptarë.

Çdo ditë dhjetëra milionë euro pasuri të tyre, vidhen nga qeveritarët.

Çdo ditë lartësohen kullat e qeverisë si monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit.

Çdo ditë mbulohen krimet e shëmtuara që kryhen nga qeveritarët dhe bandat e tyre.

Shqipëria sot nuk ka një të dytë në Europë.

Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin banorët e saj, 83 përqind e tyre duan të largohen.

Ndërkohë që ajo ka në vetvete pasuritë më përrallore.

Por këto pasuri plaçkiten çdo ditë nga qeveritarët hajdutë.

Këto pasuri, në vend të një bekimi, shndërrohen në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie.

Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre.

Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale.

Po dhe po. Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji.

Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja.

Në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët.

Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, efiçent, siç e meritoni.

Shqipëria do jetë vendi ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve do respektohen, do të garantohen. Ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta do sundojë mbi çdo ligj tjetër.

të fundit

Bashkim Murtezi Resigns from All Positions in VLEN and Ends His Political Engagement

Përgjegjësi i Komisionit Kadrovik dhe anëtari i Kuvendit Qendror të koalicionit VLEN, Bashkim Murtezi, ka njoftuar zyrtarisht të tërheqjen e…

30 seconds ago

Significant Quantity of Cocaine Found During Search in Skopje, 23-Year-Old Arrested

MPB Maqedoni njofton se dje (26.07.2026), nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar, në bashkëpunim me nëpunës policorë të…

52 seconds ago

Rama in Prison, Belinda in Prison/ Protest Outside Parliament, Citizens: Parliament of Crime, You Do Not Represent Us (VIDEO)

Ditën e sotme, protesta e qytetarëve para Parlamentit ka nisur me thirrjet kundër klasës politike. Të mbledhur përpara godinës së…

2 minutes ago

Foreign Exchange Rates/ Buying and Selling Rates for Major Currencies, What Is Happening with Other Currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro, do…

2 minutes ago

Territorial Reform and the “Besa” Document, Rama Meets with Regional Political Leaders

Kryeministri Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me drejtuesit politikë…

3 minutes ago

France Tightens Drug Controls in Government, Positive Tests Lead to First Dismissals

Franca ka filluar të zbatojë masa të rrepta kundër përdorimit të drogës në administratën shtetërore. Sipas kryeministrit francez, Sébastien Lecornu,…

3 minutes ago