shqiperi

Berisha: Shikoni dokumentarin e ”RAI-3” të nderuar ambasadorë, qeveria e Ramës dhe mafia janë sinonime

Ish kryeministri Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ambasadorëve, duke u shprehur se Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Protesta e fundit disa ambasada kryesore të vendit dënuan zemërimin e opozitës.

Njerëzisht dua tu them dy fjalë. Mos u keqpërdorni nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe shihni qartë se ç’po ndodh në Shqipëri të nderuar ambasadorë.

Ju lutem shikoni njëherë, shikoni pak dokumentarin e fundit të RAI-3.

Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime.

Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës.

Jo nuk e thotë këtë Sali Berisha. Sali Berisha po ishte i pari që e ka thënë këtë, ndaj dhe sot është padrejtësisht në arrest politik.

Por ishin dy prokurorë kryesorë, kolosë të antimafias italiane që e faktuan me dokumente që qeveria e Edi Ramës është mafia.

Ishte një nga mediat më serioze, më të vjetra të Europës që e pohohi këtë.

Dhe kështu kjo mafie po grabit non stop, 100 % të parave të shqiptarëve.

Është kjo mafie e cila vjedh qindra milion për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Është kjo mafie që përdor drejtësinë e re si pushkë për eliminim e opozitës.

Është kjo mafie që përdor paratë e drogës për të vjedhur zgjedhjet.

Është kjo mafie që korrupton funksionarët më të lartë të shteteve tuaja si McGonigal etj.

Është kjo mafie e cila ka shpopulluar qëllimisht 33% të shqiptarëve.

Por shqiptarët hallemëdhenj nuk dëgjuan kurrë nga ju një deklaratë tuajën për të gjitha këto.

Mos i mendoni shqiptarët zotërinj ambasadorë, ashtu sikundër ata nuk janë.

Ndaj jepini vëmendje fakteve. Dhe mos e paragjykoni zemërimin e demokratëve.

Sepse dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet

Dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me

disa cent çmimi i karburanteve.

Por zemërimi jonë, nuk është as për një vit pension dhe as për disa centë rritje të çmimit të karburantit.

Zemërimi jon është për qindra miliona të vjedhura.

Është për shkatërrimin e pluralizmit.

Është për degradimin e drejtësisë.

Është për rrënimin e zgjedhjeve të lira.

Është kundra grabitjeve 100% të parave të shqiptarëve.

Është kundra shpopullimit të shqiptarëve.

Zotërinj të nderuar, jemi shqiptar. Shqipëria është shtëpia jonë. Dhe jemi edhe ne europian. Kemi të drejtë të barabarta. Dhe çdo protestë e jona do të jetë në proporcion me padrejtësitë që na bëhen.

Dhe këtë do ta bëjmë. Ndaj dhe njëherë ju sugjeroj:

Shikoni dokumentarin e Rai 3 dhe do e kuptoni shumë qartë se për çfarë po protestojmë ne.

të fundit

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…

11 minutes ago

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…

31 minutes ago

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…

56 minutes ago

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…

1 hour ago

“Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…

1 hour ago

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra në gjithë territorin, 4 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…

1 hour ago