shqiperi

Berisha reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Komisioni Rama-brava votoi për arrestimin e kryetarit të opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të ashpra nga Parlamenti, ndërsa vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk pranoi ankesën e deputetëve të opozitës për masat ndaj tij, e quajti antikushtetues.

“Janë deputetët e opozitës, të cilët me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës dhe ministrave. Deputetët e opozitës i kanë kallë tmerrin mazhorancës. Parlamenti ka më shumë gardist se deputetë. Parlamenti de fakto ka kaluar në ilegjitimitet dhe antikushtetues. Pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, të vendimit antikushtetuese të komisionit Rama-Brava votoi për heqjen e imunitetit tim dhe arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën. Ky krim nuk mund të mposhtë kurrë opozitën dhe dëshmon se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme që qëndron e palëkundur kundër kësaj bande në pushtet që ka vendosur diktaturën e saj. Përpjekja që bënë më 9 shtator kjo bandë me bandën ndërkombëtare të Xhorxh Soros, dështoi në mënyrë spektakolare. Kjo përpjekje do të dështojë me turp”, tha Berisha nga Kuvendi.

të fundit

Britania e tronditur nga skandali Epstein dhe lidhjet me ish ministrin Mandelson, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Keir Starmer

Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen të dielën, raportuan mediat britanike, duke e lidhur…

21 minutes ago

Ushtria e Kosovës drejt përmbylljes së tranzicionit dhe standardeve të NATO-s

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi…

23 minutes ago

Do të përfundoj lufta në Ukrainë në qershor? Zelensky: SHBA po nxit një zgjedhje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se SHBA-të duan që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor, duke shtuar…

43 minutes ago

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani/ Policia jep detaje, si nisi konflikti mes mbrojtësit të Ilir Metës dhe dy të tjerëve

Policia e Vlorës, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të diele në një pikë karburanti,…

56 minutes ago

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Kujtim Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke…

Ditën e sotme rreth orës 13:30, avokati dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, është dhunuar në ambientet…

2 hours ago

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, zbardhen detaje të reja

Ditën e sotme, avokati i njohur Kujtim Cakrani, është dhunuar në Vlorë dhe është dërguar menjëherë për mjekim në spital.…

2 hours ago