shqiperi

Berisha: Rama po sillet si pushtues barbar, do rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro

Ish kryeministri Sali Berisha tha se kreu i regjimit, Edi Rama, ishte në Dibër, por nuk foli asnjë fjalë për Skavicën ai shtoi se projekti për Skavicën do u kushtojë qytetarëve shqiptarë 1 mld euro.

Fjala e Berishës:

Të lidhura

None found

“Në Dibër foli për opozitën, por nuk foli një fjalë për Skavicën.

A e dini o miq se Skavica përveçse përmbyt rreth 37 fshatra, përveçse shpërngul nga Dibra dhe Shqipëria mbi 20 mijë banorë, do peshojë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë, do rëndojë mbi supet e qytetarëve shqiptarë 1 miliard euro.

Kostoja për ndërtimin e Skavicës, nga 360 milionë u rrit në 500 dhe ka përfunduar në 1 miliard.

Asnjë pushtues barbar nuk do mund të sillej në këtë mënyrë ndaj qytetarëve të vendit të pushtuar.

Ai e bën sepse qytetarët për të janë për t’u vjedhur, janë për t’u mashtruar, janë për t’u përzënë nga vatrat e tyre.

Të dashur miq, ai e bën këtë se ky vend nuk ka drejtësi, sepse ai drejtësinë e ka shndërruar në një seksion të partisë së tij të krimit.

Seksion i cili ndëshkon vetëm ata që i përcakton Edi Rama.

Ai e bën këtë sepse ai edhe kur korrupton kryezbuluesin e SHBA, kur faktohet se ka hequr licenca dhe dhënë licenca në akt korruptiv ndaj tij, se i ka dhënë 225 mijë dollarë, përsëri për të nuk ka drejtësi.

Drejtësia nuk ekziston, drejtësia ekziston vetëm në SHBA.

Atje ai dënohet, McGonigal dënohet me rreth 3 vjet, kurse Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët me një cinizëm ekstrem.

Vazhdon t’i vjedhë ata, t’i mashtrojë ata, t’i përzërë ata nga vendi”, tha Berisha.

të fundit

Moti 8 tetor 2026/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si…

35 seconds ago

Cakolli: The election of President Justina Shiroka Pula was in line with the constitutional order

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se beson se procedura e zgjedhjes së presidentes së re…

6 minutes ago

US expected to bring new charges against Maduro and his wife over torture of Americans in Venezuela

Prokurorët në Nju Jork pritet të ngrenë akuza të reja ndaj ish-presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia…

7 minutes ago

SHBA pritet të ngrejë akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturimin e amerikanëve në Venezuelë

Prokurorët në Nju Jork pritet të ngrenë akuza të reja ndaj ish-presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia…

16 minutes ago

Cakolli: Zgjedhja e presidentes Justina Shiroka Pula ishte në përputhje me rendin kushtetues

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se beson se procedura e zgjedhjes së presidentes së re…

16 minutes ago

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

6 hours ago