Protesta e 26 marsit 1990 në Kavajë/ Berisha: Ajo ditë duhet të frymëzojë çdo shqiptar se guximi është kushti i fitoreve
Fjalimi i Berishës:
None found
Të dashur misionare dhe misionarë, të guximit, të nderit, dinjitetit njerëzor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Ju përshëndes përzemërsisht ju me mirënjohje të pakufishme.
Përshëndes oratorët tuaj, të cilët me fjalët e tyre, çojnë në të katër anët e Shqipërisë dritën e të vërtetës, guximit dhe shpresës te shqiptarët. Të dashur miq, në historinë e lirisë së shqiptarëve, sot është një ditë e rëndësishme.
Me 26 mars të vitit 1990, grupi antikomunist i djemve të Kavajës zhvilloi një ndër betejat më epike kundër diktaturës së Enver Hoxhës. Ata njëlloj si gladiatorë zgjodhën për shesh beteje stadiumin e qytetit.
Ilir dhe Rexhep Rugeja, Salaudin Cara, Safet Becerri dhe shumë të tjerë, vendosën të shndërrojnë ndeshjen e futbollit në një ndeshje të pabarabartë, në një ndeshje që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë, me diktaturën komuniste. Miqtë e mi, atë ditë stadiumi i mbushur me sambistë, me forca speciale, priste momentin për t’u vërsulur kundër guximtarëve të demokracisë.
Ata u vërsulën me shtazëri kundër Ilir Rugesë dhe guximtarëve të tjerë. Por qyteti i Kavajës nuk u mposht. Qyteti i Kavajës rrethoi komisariatin për të çliruar bijtë e tij.
Kavaja fitoi. Fitoi betejën dhe në fakt Kavaja u çlirua atë ditë. Të dashur miq, sot pas 33 vitesh, natyrisht ajo ditë duket e largët.
Por ajo ditë, edhe sot është më aktuale se kurrë. Ajo ditë na frymëzon ne dhe duhet të frymëzojë çdo shqiptar se guximi është kushti i fitoreve.
Se fitoret janë vetëm me guximtarët.
PSG - Barcelona LIVERoma 0 - 0 Slovan BratislavëPorto 0 - 0 PSVLiverpool 0 - 0 VillarrealManchester City 0 - 0…
Seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën do të mbahet sonte, në orën…
Edhe pse sezoni i ngrohjes filloi 5 ditë më parë, shkollat fillore dhe të mesme në Strugë janë pa ngrohje.…
Ministria e Shëndetësisë kërkoi zgjerim të mbikëqyrjes së Inspektoratit shtetëor sanitar dhe shëndetësor për rastin me Iva Mihaillovën me përfshirje…
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i është bashkuar protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ku ka dhënë një…
Dy protestues të lënduar kanë mbërritur në ambientet e spitalit të Traumës. Siç shihet edhe nga pamjet, ata kanë mbërritur…